Reshje dhe temperatura me minus, trashësia dëborës deri në 20 cm në Korçë

3 Prill 2022, 10:01| Përditesimi: 3 Prill 2022, 10:10

  • Share

KORÇË- Me reshje shiu dhe dëbore është shoqëruar gjatë natës qarku i Korçës.

Në lartësitë +900m, reshjet e dëborës janë shtrirë në të gjitha akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 20 cm.

Gjatë natës Kontrakotorët e Mirëmbajtjes Dimorëore kanë punuar për pastrimin dhe kriposjen.

Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Dardhë. Korçë-Voskopojë, kryhet pa problematika.

Aktualisht temperaturat mesatare është -1 gradë, ndërsa moti është pjesërisht i vrenjtur.

Kontraktorët po vazhdojnë mirëmbajtjen nisur edhe nga parashikimet e motit se reshjet e shiu dhe dëborës do të vazhdojnë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?