Reshje dëborë në jug-lindje, po punohet për kriposjen dhe pastrimin e disa akseve rrugore

11 Mars 2021, 07:36| Përditesimi: 11 Mars 2021, 08:40

  • Share

Korçë-Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 m. Trashësia e dëborës varion nga 2cm-5cm-10 cm, si në aksin rrugor Voskopoje,  Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Temperaturat kanë qenë në vlerat negative -4 grade. Po punohet për pastrime e kriposje të këtyre akseve rrugore. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në rruge, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Në Bashkinë Pogradec nuk ka probleme në qarkullim, përveç mungesës së energjisë elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjetin 20 kV.

Në akset Qaf/Thane -Dogana Qaf/Thane -Lin, Lin-Pogradec, Qaf/Plloce-Sovjan dhe Voskop- Voskopoje, është punuar me mjetet bore pastruese për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve. Edhe në rrugët rurale të bashkive nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?