Rruga e pastruar nga reshjet e dëborës

Reshje dëbore në disa akse rrugore, ARRSH: Vijon qarkullimi pa probleme! Shoferët të pajisen me goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë

14 Dhjetor 2022, 09:55| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 10:01

  • Share

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior. ARRSH njofton se ka pasur reshje dëbore në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth.

Megjithatë qarkullimi kryhet pa probleme dhe kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH bën thirrje që shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?