Pamje nga dëbora në Korçë

Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës (FOTO)

27 Janar 2021, 08:53| Përditesimi: 27 Janar 2021, 09:22

  • Share

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës kanë përfshirë Korçën ku trashësia e saj varion nga 5-10cm.

Aktualisht reshjet janë ndërprerë por akset rrugore janë të lira dhe pa problematika përveç rrugës së Dardhës ku nga km 5 deri në km 13 kalimi i mjeteve të vogla, në orët e mëngjesit rekomandohet me zinxhir.

Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, pa energje elektrike janë disa fshatra të Nj.A. Moglicë që furnizohen nga linja e Lekasit.

Ne  fushën e Maliqit deri tani nuk janë krijuar probleme. Prurjet e ujit në Lumin e Devollit janë në rënie.

Në Lumin e Dunavecit, dje nga prurjet e shumta te ujit, u shkaktua një gërryerje e një pjesë të argjinaturës, e cila rrezikonte prishjen e një pusete te ujësjellësit të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Korçës.

Në një kohë shumë të shkurter, u realizua ndërhyrja nga DRUK Korce, nga Bashkia  Korçë,  u krye  mbushja e argjinaturës me gurë dhe materiale të tjera inerte.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?