Reshja shiu dhe vranësira të pakta në të gjithë vendin... Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

23 Prill 2020, 07:44| Përditesimi: 23 Prill 2020, 07:47

  • Share

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dhe të izoluara mbizotërojnë gjatë paradites në vendin tonë. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20-21°C mesdita në zonat bregdetare.

Era do fryjë e lehtë shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Brigjet e Egjeut dhe Pjesërisht Gadishulli Iberik mbeten në ndikimin e vranësirave dhe ministuhive të erës shoqëruar me rebeshe shiu. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?