Reshedi në furrë nga zonja Albana

22 Janar, 12:08| Përditesimi: 22 Janar, 12:09

  • Share

Reshedi në furrë

Përbërësit:

  • 200 gr niseshte
  • 200 gr sheqer
  • 600 ml ujë
  • 100 gr vaj bimor / gjalpë
  • Arra, bajame, rrush të thatë

Përgatitja:

Vajin ose gjalpin e tresim në tigan. Shtojmë sheqerin duke e përzier mirë me lugë druri. Kur tretet dhe bëhet e lëngshme shtojmë niseshten e tretur me ujë. E përziejmë derisa masa të shkëputet nga ena. Shtojmë frutat e thata dhe pasi e kalojmë në një tavë e nivelojmë me lugë dhe e vendosim në furrë për 15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?