Donald Trump

Pelosi insiston procesi i fajësimit të Trump duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur

22 Janar 2021, 10:52| Përditesimi: 22 Janar 2021, 11:00

  • Share

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit të ish-presidentit Donald Trump deri në shkurt, pasi kjo do të iu jepe kohë atij për të përgatitur mbrojtjen. Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, si pasojë e të cilëve mund të humbasin jetën pesë persona.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi deklaroi se do të konsultohet në ditët e ardhshme me kolegët demokratë mbi gatishmërinë e Senatit për të nisur procesin e inkriminimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, pasi është e domosdoshme të ecet përpara me procesin.

 “Fakti që ai u largua, falë Zotit, nuk do të thotë se një presidenti mund t’i thuash ‘bëj ç’të duash në muajt e fundit të administratës tënde sepse nuk do të shkosh në burg’, vetëm sepse qytetarët mendojnë se ne do të tregohemi të butë dhe do të harrojmë se disa njerëz humbën jetën këtu më 6 janar”, u shpreh Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësimin e Trumpit. Ajo tani duhet t’i çojë akuzat te Senati, i cili e ka fjalën përfundimtare. Edhe pse demokratët tani kontrollojnë Senatin, atyre do t’iu duhet mbështetja e së paku 17 republikanëve për ta dënuar Trumpin, përkatësisht dy të tretat e votave të senatorëve.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për shkarkimin e Trumpit më 13 janar, por gjykimi në Senat nuk ka mundur të zhvillohet përpara përfundimit të mandatit të tij më 20 janar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?