Rep-Pop/ ‘Një melodi për ty’! Artistët shqiptarë që i kanë dedikuar këngë vajzave dhe grave në jetën e tyre

1 Shkurt 2022, 17:09| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:30

  • Share

Sa poezi, piktura, nota mbi pentagram i janë kushtuar asaj...gruas. Sa artistë i janë dorëzuar bukurisë së saj dhe sa të tjerë kanë përshkruar me epsh dashurinë për të?

Ndër vite shumë artistë kanë krijuar këngë për një vajza apo një grua dhe e kanë pagëzuar me emrin e saj.

Ka dhe nga ato herë që artistë krijojnë një këngë për çdo vajzë dhe grua, por zgjedhin ta emërtojnë me një emër të zakonshme për të kaluar mesazhet e tyre.

Njeri prej artistëve shqiptar që e ka bërë këtë, është Alban Skënderaj me këngën “Lea”.

Lea është unë, ti, dhe secila prej nesh. Është çdo vajzë apo grua që lufton dhe nuk heq dorë, pavarësisht sfidave që i dalin përpara. Ajo arrin gjithmonë të ngrihet në këmbë dhe të jetojë jetën me pathos!

Mendo një “Lea” në jetën tende dhe dedikoja asaj sot këtë këngë.

Një këngëtar i ri i cili ka marrë  vëmendjen e publikut kohët e fundit për shkak të pjesëmarrjes së tij në festivale muzikore është Alban Ramosaj.

Disa vite më përpara në fillim të karrierës së tij me këngës “Çkemi” dhe “A më don” ai na tregoi copëza të jetës së tij private nga një histori dashurie nga e cila doli i lënduar.

Por kush është vajza që i theu zemrën këngëtarit? Albani në “Këngës Magjike” të 2016 konkurroi me këngën “Aurora”

Albani i tregoi publikut përmes muzikës historinë me ish-të dashurën e tij, Aurora.

I treti në listën e Rep-pop, është  Butrint Imeri i cili krijoi këngën “Alea”.

Sapo projekti u publikua fansat iu futën kërkimit për të zbuluar vajzën mbrapa këngës, por asgjë nuk u zbulua pasi Butrinit mban jetën e tij larg dritave të famës.

Si mendoni ju a ishte kënga një dedikim, apo emri një rastësi?

Gjiko dhe Nora Istrefi u bashkuan për t’i kënduar zjarrit të xhelozisë së një gruaje për një tjetër grua e cila në këtë rast quhet “Anna”.

Është Nora ajo që adhuron fytyrën dhe trupin e Anës dhe i kërkon mos t’i marri nga duart dashurinë, ndërsa nga ana tjetër Gjiko i betohet se ai ka sy vetëm për atë.

“Malena” e kënduar nga reperët Majk dhe Geato Geasy, është një këngë hit që bëri namin vetën e vitit 2019! 

Kënga flet për pasionin e dashurisë pasionante ndaj Malenës, nga ato dashuri që nuk harrohen dhe siç thotë Getoari, “të shtinë në luftë me 100 veta”. 

Kjo ishte lista e përgatitur nga Rep-pop me disa prej këngëve të artistëve shqiptar të pagëzuara me emra vajzash dhe grash.

Nëse do të krijoje ndonjëherë një këngë, emrin e cilës grua në jetën tënde do të merrte?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?