Reportazhi ‘Stina e vjeshtës në fshatin Çerkezë’ në emisionin 'Veri-Jug'

19 Nëntor 2023, 13:50| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 14:18

  • Share

‘Veri-Jug’ vjen me reportazhin "Stina e vjeshtës në fshatin Çerkezë".

Ndalesë në liqenin e Çerkezës, një basen i madh dhe i rivitalizuar që shërben për ujitjen e tokave të Çerkezës dhe Kamzës dhe që shumë shpejt po kthehet në një pikë turistike për qytetarët e Tiranës dhe mjaft turistë të huaj.

Më pas takim me traktoristin Agron Tafa, që prej disa javësh, plugon tokat e banorëve të fshatit Çerkezë që bëhen gati të kryejnë mbjelljet e vjeshtës.

Agroni, rreth 30 vjeç, thotë se nuk ka preferuar të shkojë në emigrim ashtu si shokët e tij në fshat, pasi ai është shumë i lidhur me zanatin e traktoristit, me tokën dhe me prindërit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?