'Shqipëria turistike'/ Turizmi i aventurës në Përmet, rafting në lumin Vjosë! Gjata: Pëlqehet gjithnjë e më shumë ky sport

16 Gusht 2022, 14:01| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 17:23

  • Share

PËRMET- Për aventurierët e sporteve ekstreme, Përmeti është destinacioni i duhur. Turistët e shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të provuar eksperiencën unike të rafting. Nga qyteti përshkojnë rrugën 10 km deri në Çarçovë, ku ndodhet i vetmi stacioni për gomonet. Një grup turistësh të huaj po bëhen gati të sfidojnë dallgët e Vjosës së egër.

Aventuristët përshkojnë me gomone lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km. Rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë në vende të tjera me thellësi më të madhe. Turizmi i aventurës gërshetohet shumë mirë në Përmet me traditën, kulinarinë e mikëpritjen.

Turistët kanë mundësi të shumta zgjedhjeve pasi bujtina e restorante janë hapur rishtazi, por ne zgjodhëm t'ju prezantojmë Aleksandër Taçin i cili është kthyer nga emigrimi pas 25 vitesh për të investuar në vendlindje.  Zhvendosemi në kuzhinë, ku bashkëshortja e Aleksandrit ka përgatitur një ëmbëlsirë dhe plot gatime të tjera tradicionale.

Për të shijuar kuzhinën tradicionale, për tu njohur me historinë por mbi të gjitha për të provuar eksperiencën e pakrahasueshme të rafing në Vjosë duhet të përfshini Përmetin në destinacionet e verës.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?