REPORTAZH/ Një ditë në Darëzezë! Pushuesit: Plazhi po merr vëmendje ka pastërti dhe rërë kurative

26 Korrik 2020, 17:10| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 17:17

  • Share

Vetëm 20 kilometra nga qyteti i Fierit, shtrihet plazhi i Darëzezës. Me një brez të gjerë rërë dhe ujë të pastër ai po bëhet gjithnjë më i frekuentuar, sidomos gjatë fundjavave. Pasi ke përshkuar një rrugë të drejtë, përpara këtij kryqëzimi mund të zgjedhësh nëse do të pushosh në Seman apo Darëzezë?

Me kamerën e Report Tv sot jemi drejtuar për në Darezezë.

Gjatë rrugës shohim banorët e këtij fshati që shesin prodhimet bujqësore. Pushuesit ndalojnë aty për shalqi, pjepër e perime të stinës. 

Pasi kalon pishat mbërrin në plazhin e Darezezës me një vijë bregdetare 13. 5 kilometra. Përpos plazheve private, ka hapësirë edhe për plazhe publike, ku pushuesit kanë hapur çadrat e tyre.

Pushuesit janë kryesisht nga qyteti dhe fshatrat e Fierit. Ata vlerësojnë rërën e pastër, detin dhe pyllin me pisha. Sa i përket distancave sociale, të diktuara tashmë nga pandemia e covid-19, pushuesit shprehen se po i respektojnë.

Darezeza, mund të quhet ende një plazh i virgjër, pasi ende nuk ka struktura akomoduese si hotele apo resorte. Në këtë plazh janë disa restorante që ofrojnë kryesisht peshk.

Pushuesit në plazhin e Darezezës, janë ditor, më të paktë janë ata që qëndrojnë për pushime të gjatë në shtëpitë që lëshojnë me qira banorët e fshatit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 27/07/2020 09:10

    Plazhi bukur vetem qe ka gomer te ngordhur ne det dhe infeksioni eshte nga te kater anet e plazhit ..prandaj te gjith firaket shkojn ne vlore bejne plazh ..i hiqni keto lajme se jan rrena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?