Report Tv zbulon rezolutën që miratoi 'Integrimi' për negociatat: Duhet dialog ndërpartiak

15 Maj 2020, 20:28| Përditesimi: 15 Maj 2020, 20:31

  • Share

TIRANE-Report Tv zbulon draft-rezolutën që miratoi sot Komisioni i Integrimit dhe që pritet që të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me negociatat. Në 16 pikat e Kuvendit përpos reformave dhe objektivave kërkohet dialog ndërpartiak si pikë kyçe për integrimin.

"Dialogu konstruktiv ndërpartiak brenda institucioneve kushtetuese është thelbësor për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mbi bazën e arritjeve në plotësimin e përparësive kyçe, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të tij të fillojnë hapjen e kapitujve për negocim me qellim vijimin e bashkëpunimit për një zhvillimi të qëndrueshëm" thuhet ndër të tjera.

Theksojmë që pak ditë më parë Edi Rama ftoi Presidentin dhe kreun e PD-së në një tryezë për integrimin, por ndërsa Ilir Meta tha se është gati të marrë përgjegjësitë, Lulzim Basha refuzoi.

Projektrezoluta e miratuar ne Komisionin e Integrimit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?