Report Tv zbuloi rrënojat romake, Këshilli Trashëgimisë nis gërmimet në Belsh

23 Korrik 2020, 17:23| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 19:06

  • Share

Pas raportimit të Report tv për zbulimin arkeologjik në Belsh, Këshilli Kombëtarë i Trashëgimisë kulturore vendosi të nisë një ekspeditë  gërmimesh në këtë zonë.

Dokumenti me 7 pika që mban edhe firmën e ministres së Kulturës, Elva Margariti njofton nisjen e menjëhershme të ekspeditës gërmuese në zonën e Belshit.

Ndërkohë sipas arkeologëve por dhe të dhënave të siguruara nga ekspertët kjo është një termë romake e shekullit të 2 dhe çka është zbuluar është shumë pak nga çfarë mund të fshihet nën dhe.

Report Tv ishte media e parë që raportoi për rrënojat të cilat më pas u verifikuan nga aerologët.

Ekspedita në terren do të udhëhiqet nga aerologu Mariglen Meshini, i cili e identifikoi objektet e para si terma romake te kategorisë së parë.

Vendimi për nisjen e gërmimeve në Belsh

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?