Report TV zbërthen me pamje dinamiken e vrasjes së Nikulajt! ‘Spiuni’ anglez në hotelin e biznesmenit 8 ditë para krimit! Ekzekutori portugez hyn në lokal pas informatave

26 Prill 2023, 22:46| Përditesimi: 27 Prill 2023, 00:33

  • Share

Pasi kishte marrë porosinë dhe paratë nga Edmond Haxhia, shtetasi anglez Steven Hunt që shërbeu si informator, shkoi i qetë në hotel Coral në pronësi të Adrian Nikulajt, për të mbikëqyrur çdo lëvizje të tij e për të informuar më vonë ekzekutorin portugez Ruben Saravia të cilin po e shihni në këtë foto ekskluzive të siguruara nga Report Tv.

Anglezi është fiksuar për herë të parë nga kamerat e sigurisë më 11 prill të këtij viti, 8 ditë para se Nikulaj të qëllohej për vdekje me një pistoletë.

Siç duket në këto pamje të siguruara nga Report Tv, anglezi Steven Hunt, hyn i qetë brenda hotelit dhe i drejtohet recepsionit. Rojën e gjen duke fjetur. Më pas i shkujdesur bën disa ecejake në holl dhe merret me celularin e tij.

Për 8 ditë me radhë, ai ka informuar bashkëpunëtorët për lëvizjet e Nikulajt, dhe ka dyshime se ka ndërhyrë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë për të parë në çdo moment lëvizjet e shenjstrës dhe për t’i raportuar tek vrasësi.

Ndërkaq, pamja e parë e dokumentuar e portugezit Ruben Saravia, shfaqet në një motor, fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa udhëtonte nga Shkodra drejt Shëngjinit, me misionin për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj.

Fotoja i përket datës 19 prill, pikërisht ditën që biznesmeni u qëllua për vdekje.

Më pas, ai u fiksua në ambientet e hotelit Coral teksa i drejtohet hyrjes së hotelit. Në një moment Saravia kthehet nga rruga, për të hyrë më pas brenda barit të hotelit ku ndodhej objektivi, e për të cilin ishte informuar në çdo moment.

Disa sekonda më vonë, Ruben Saravia hyn qetësisht në lokal, përshëndet objektivin me fjalët “si kalut”, duke konfuzuar kështu të pranishmit e duke mos rënë në sy se ishte shtetas i huaj.

Më pas, qëllon 7 herë në drejtim të biznesmenit 51-vjeçar Ardian Nikulaj dhe largohet me shpejtësi.

Pikërisht 19 prilli është edhe dita kur ekzekutori portugez, informatori anglez dhe bashkëpunëtorët e tjerë janë parë për herë të fundit në Shqipëri. Ata mendohet se i janë drejtuar Britanisë së madhe ku edhe janë rezidentë.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?