Ekskluzive/ Valë largimesh në KLD, kërkohen 4 shkarkime, 2 gjyqtare paraqesin dorëheqjen

30 Prill 2018, 14:09| Përditesimi: 30 Prill 2018, 17:45

  • Share

Report Tv zbardh ekskulizvisht rendin e mbledhjes që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbaj më 7 maj 2018.

Sipas këtij rendi, me kërkesë të ministrisë së drejtësisë do të vendoset për shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqie.

Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.

Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drgoës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohaur duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit Ergys Selmani i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.


Dokumenti i KLD ku janë emrat e gjyqtarëve për të cilët kërkohet shkarkimi

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?