Report Tv vëzhgim në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë! Plazhet pa roje bregdetare! Kullat e vrojtimit bosh, shërbejnë si 'çadra dielli'

10 Korrik 2023, 17:01| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 17:29

  • Share

Nga 65 stacione plazhi në Velipojë, vetëm 6 prej tyre kanë roje bregdetare. Kullat e vrojtimit shërbejne si “çadra dielli” ndërkohe që vetë pushuesit shprehen të shqetesuar për mungesen e vrojtusve të plazhit.

“Nuk ka roje bregdetare! Janë të domosdoshëm sidomos për të moshuarit dhe fëmijët”, thanë pushuesit.

Mungesa e rojeve bregdetare, është një problem i përvitshëm në Velipojë, ndërkohë që bashkia e Shkodrës ngre supet! Në rrugë jozyrtare tha se nuk eshte ne kompetence të saj monitorimi i plazheve. Ndërsa Agjensia Kombëtare e Bregdetit per Veriun me qendër në Lezhë nuk ka asnjë përfaqësues në Shkodër!

Mungesa e rojeve bregdetare mbetet problematike edhe në plazhet e Vlorës. Report TV kreu një vëzhgim në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin publik pranë Akademisë ku Kullat e Vrojtimit janë të boshatisura, ndësa pushuesit ankohen për këtë shqetësim të përvitshëm.

“Jo deri më tani nuk kemi parë roje. Kishim një rast një grua të sëmurë që e shpëtuan ne nga mbytja”, tha një pushues.

Leneda Beqiraj thotë se bizneset shkelin ligjin pasi nuk punësojnë vezhgues plazhi të licensuar. Bashkia e Vlorës jashtë kameras tha se nga kontrollet në 215 stacione plazhi, 15 prej tyre kanë rezultuar pa vrojtues ndaj eshte vendosur bllokimi i tyre deri në plotësimin e kritereve.

Një ditë pas tragjedisë së Vilë-Bashtovës, kontrolle po ushtrohen vetëm në Tale të Lezhës aty ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia gjobitën dy subjekte.

“Kemi hasur disa parregullsi dhe kemi vendosur gjoba. Në tërësi hapesira e plazhit mbulohet me vrojtues, por ka dhe raste qe nuk ka si sot qe moren dy masa administrative në Tale”, tha Renaldo Chanaj drejtor i turizmit në bashki.

Plazhet private licencohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe është pikërisht ky institucion që duhet të monitorojë bizneset për plotësimin e kritereve, ndër to dhe rojet bregdetare.

Çfarë ndodhi në plazhin e Vilë-Bashtovës
Një 50 vjeçar, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç kanë humbur tragjikisht jetën dje (9 korrik 2023) në plazhin e Vilë Bashtovës. Ata vrapuan drejt detit edhe pse rrymat detare ishin të forta, pasi më i vogli ai 13 vjeç po kërkonte ndihmë dhe rrezikonte të mbytej. Ashtu sikurse dëshmojnë pushuesit teksa 13 vjeçari kërkonte ndihmë në det askush nuk e ka parë përveç babai të tij që u sul në det për ta shpëtuar së bashku me djalin e madh dhe të tre nuk dolën më të gjallë nga deti.

*Punuan gazetarët e Report Tv Ergys Kavaja, Elvis Hila dhe Armand Xhelili

1689002433_19.00272606.Still014.jpg

 

Kulla si cadër

Komento

Komente

  • Or tej: 10/07/2023 23:05

    Une per vete kam vendosur koshin e basketbollit tek ajo qe kam afer cadres or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Era: 10/07/2023 21:37

    Po kush do marre masa per plazhin?Zv.ministrja e turizmit ,Vilma Bello e ka mendjen te beje intriga ne Vlore pavaresisht se Rama e solli ketu ne Tirane .Mesuesja e Gjuhes ne Ministrine e Turizmit.Skandal

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/07/2023 11:54

      Po edhe ministrja po mesuese eshte dhe e griu ministrine me dietat qe merr pa llogarit sa karburant harxhon ne muaj. Mirelaaaa

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?