Report Tv transmetim maratonë, gjithçka çfarë ndodhi në Samitin e Procesit të Berlinit! Analiza e të ftuar

16 Tetor 2023, 08:29| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 20:13

  • Share

Përmes një transmetimi maratonë, Report Tv përcolli sot gjithçka ndodhi në Samitin të Procesit të Berlinit që u zhvillua për herë të parë në Tiranë. Transmetimi special nis në orën 10:00 dhe Report Tv përcolli në ekranin e shtëpive tuaja gjithçka ndodhi në samit.

Në studio nuk munguan të ftuarit, të cilët analizuan ecurinë e këtij samiti që prej vitit 2014, kur u iniciua nga kancelarja gjermane në atë kohë, Angela Merkel.

Përfaqësues të politikës në Shqipëri dhe Kosovë, ekspertët më në zë dhe njohësit më të mirë të këtij procesi u bënë pjesë e kësaj maratone deri në orët e vona të mbrëmjes, për të folur për rëndësinë, përfitimet dhe pritshmëritë e këtij procesi që synon të përafrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?