Report Tv sjell historinë e 8-vjeçares afgane që mësoi shqip për 6 muaj, Sedra Jalali: S’më mungon vendlindja, Shqipëria si Afganistani

11 Janar 2023, 15:55| Përditesimi: 11 Janar 2023, 16:34

  • Share

Sedra Jalali është 8-vjeçarja afgane që ka rreth 6 muaj që mëson në shkollën 9-vjeçare Ahmet Gashi në Tiranë.

-Të pëlqen Shqipëria?
Po më pëlqen shumë.
-Në çfarë klase je?
Në të dytën.
-Të Pëlqen mësuesja, shokët e tu?
Po, ata janë më të mirët.

 

Shqipëria i kujton vendlindjen, ndaj nuk ia ndjen mungesën.

-Është më mire në Afganistan apo në Shqipëri?
Këtu, sepse është njëjtë me Afganistanin.

 

Jo vetëm që është përshtatur më së miri në vendin tonë, por Sedra po arrin rezultate të shkëlqyera në mësime.

-Në çfarë gjuhe mëson në shkollë?
Mësoj në anglisht dhe në shqip.
-Është e vështirë për ty të mësosh shqip?
Jo nuk është e vështirë, është e lehtë.
-Seriozisht?
Të mësoj gjuhë shqipe. Është e preferuara ime. Unë e dua shkollën shumë dhe është shumë e mirë për të mësuar gjëra. E gjithë klasa thotë për mua duan ndihmë nga mua, por unë them dhe bëj vetëm testin tim. Unë marr shumë mire ose një flamur, bukur, të lumtë.

 

E vetmja gjë me të cilën nuk po përshtatet dot, është zhurma gjatë procesit mësimor.

“Në klasë shoqet shumë zhurmë bëjnë. Shumë zhurma Alandro. Në Afganistan nuk bëhet zhurme sepse dhe nxënësit ishin mirë mësonin, bëjnë detyrat", thotë ajo. 

 

Sedra është zhvendosur në Shqipëri që prej fundit të vitit të kaluar së bashku me nënën e vëllain e saj për shkak të luftës. Për momentin thonë se ndihen mirë në vendin tonë, dhe ende nuk e kannë vemndosur nëse do të largohen apo do të vendosen përffundimisht në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 11/01/2023 20:14

    Meqe qenka njelloj Tirana me Kabulin, perse nuk kthehen ne Kabul keta? Apo harrova, i ka ftuar lideri suprem Rama ne Surrel.

    Përgjigju
  • Mbreti Gafurr: 11/01/2023 16:06

    Fiks e ke gjetur Shqiperia si Afganistan.. Afganistan=Albanistan brother forever

    Përgjigju
    • Ballkanistan: 11/01/2023 20:52

      Po thuaj ballkanistan, greqistan-serbistan-bullgaristan-etj,etj-stan

  • der: 11/01/2023 16:00

    sepse ata akoma kane si edukacion lindjen : qe esht edukimi edhe disiplina, dhe nuk kane per edukacion perendimin qe eshte per lajdhitje dhe transeksuale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?