Report Tv siguron videon/Momenti kur biçikleta futet mes makinave dhe godet njërën prej tyre! Fati shpëton çiklistin

19 Janar 2021, 22:45| Përditesimi: 19 Janar 2021, 22:57

  • Share

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta siguron videon e një aksidenti në Tiranë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ku një biçikletë përplaset me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, pranë Fabrikës së Miellit, ku drejtuesi i një biçiklete është futur në rrugë kryesore pa parë fillimisht rrugën në të cilën lëviznin mjetet. Pasi ka ecur pak metra drejtuesi i biçikletës ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës pa parë nëse e kishte rrugën e  lirë duke u përplasur me një makinë e cila po ecte në rrugë.

Nga video e siguruar nga Report Tv shihet se drejtuesi i biçikletës është rrëzuar në mes të rrugës por i pa lënduar, ndërsa shoferi i makinë ka dalë për ta ndihmuar.  

Komento

Komente

  • http: 20/01/2021 09:10

    Idiot komplet. Bicikletat duhet te trajtohen si te gjitha mjetet e transportit rrugor, me gjoba per kundravajtje njelloj si makinat. Shoferi i makines eshte me fat qe aksidenti eshte filmuar, se kur sheh menyren se si ecen ai neandertali me biciklete, kuptohet se si do bente si qen duke u hequr si viktime.

    Përgjigju
  • Lui: 20/01/2021 08:13

    Shyqyr qe paska patur kamera se do e hante ai shoferi i shkrete.

    Përgjigju
    • Jorgji: 20/01/2021 08:55

      Me thene te drejte, shoferi ka qene i pa vemendshem, se mund ta shmangte, ose te ishte i gatshem per frenim.....

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?