Kosova bashkon politikën në Tiranë, përpjekje për Rezolutë të përbashkët që dënon sulmet në veri! Më 12 tetor seancë e posaçme në Kuvend

4 Tetor 2023, 10:23| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 21:09

  • Share

TIRANË- Dënimi i sulmeve nga terroristët serbë në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ka bashkuar palët politike në Tiranë. Në Konferencën e Kryetarëve e cila u mblodh sot (4 tetor) u caktua që të mbahet më 12 tetor një seancë e Posaçme plenare ku do të diskutohet për rreth 5 orë dhe do të miratohet rezoluta që dënon sulmet në veri të Kosovës. Palët politikë thanë se janë duke punuar që të kenë një draft rezolutë të përbashkët për Kosovën.

‘Po punojmë së bashku që të kemi një draft të unifikuar. Ka pasur diskutime për kohën. Qëndrimi jonë ka qenë se kjo është një çështje urgjente. Fillimisht kolegët e PS-së kërkuan më shumë kohë, por është rënë dakord që të kemi një seancë të posaçme dedikuar Kosovës të enjten e javës që vjen dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë. Gjatë këtyre ditëve do të bëhet çdo përpjekje që të arrijmë në një draft rezolutë të përbashkët. Për ne qëndrimi ka qenë dhe do të mbetet që Shqipëria të jetë e unifikuar me qëndrimin e Kosovës.'- tha Gazment Bardhi.

 

Kreu i grupit socialist Bledi Çuçi tha se nuk kanë pika që mund t’i ndajnë e se nuk do ta kenë të vështirë që të kenë një rezolutë të përbashkët.

'Të dalim me një rezolutë të përbashkët dhe të lëmë një seancë të posaçme të enjten që të diskutojmë këto rezoluta. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Është lajm i mirë për të gjithë ne. Unë besoj se ashtu edhe siç ramë dakord. Të ulen së bashkë. Nuk do e kemi të vështirë që të kemi një draft rezolutë të përbashkët.'- tha Çuçi.

Ndërkohë Report TV siguron pr/rezolutën e PS që dënon sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku. Pr/rezoluta  "Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon" mban datën 2 tetor 2023 dhe është firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi. 

Në pr/rezolutë PS kërkon që Serbia "të heq dorë nga qëndrimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët". Gjithashtu kërkohet nga Serbia të hapë një hetim serioz dhe transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë.

“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka patur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.

Gjithashtu ndër të tjera nënvizohet se prania e shtuar e trupave në KFOR në Veri të Kosovës është garanci për paqen në rajon.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute, me qëllim unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës. Në rezolutë kërkohet të dënohet akti terrorist në veri, të vlerësohet puna e policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR, të mbështeten institucionet e Kosovës për të garantuar pluralizmin politik edhe në komunitetin serb, të konstatojë nevojën për hetim ndërkombëtar mbi sulmet si dhe t’i kërkojë qeverisë Shqiptare bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

 

PDF/ Draft rezoluta e PS-se për sulmin në veri të Kosovës

 

PDF/ Draft rezoluta e Bardhit për sulmin në veri Kosovës

 

Ora 13:06
Palët përpjekje për arritjen e një rezolute të përbashkët, konferenca e Kryetarëve vendos: Më 12 tetor seancë të posaçme për Kosovën

Në Konferencën e Kryetarëve palët politikë janë përpjekur që të arrijnë një projekt rezolutë të përbashkët për Kosovën. Ndërkohë është pranuar propozimi i Gazment Bardhit që seanca e posaçme për Kosovën të mbahet të enjten.

Ora 12:52
Report Tv siguron pr/rezolutën e PS për sulmin në Kosovë: Serbia të dorëzojë kriminelët! Të bëhet një hetim serioz dhe transparent për organizuesit e sulmit

1690191684_partiasocialiste.jpg

Report TV siguron pr/rezolutën e PS që dënon sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku. Pr/rezoluta  "Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon" mban datën 2 tetor 2023 dhe është firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi. 

Në pr/rezolutë PS kërkon që Serbia "të heq dorë nga qëndrimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët". Gjithashtu kërkohet nga Serbia të hapë një hetim serioz dhe transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë.

“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka patur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.

Gjithashtu ndër të tjera nënvizohet se prania e shtuar e trupave në KFOR në Veri të Kosovës është garanci për paqen në rajon.

Përmbajtja e rezolutës
REZOLUTE PËR DËNIMIN E SULMIT TË ARMATOSUR TERRORIST NË VERI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MBËSHTETJEN E PËRPJEKJEVE PËR GARANTIMIN E SIGURISË DHE PAQES NË VEND E NË RAJON

-Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;
-Në mbështetje të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve të saj Kushtetuese.
-Në mbrojtje të vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon:
-Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
-Dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, i cili i mori jetën një punonjësi të Forcave të Policisë së Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur nga radhët e saj.
- Përgëzon institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për maturinë dhe profesionalizmin e tyre si dhe vlerëson forcat e EULEX-it dhe KFOR-it për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin, në aksionin për zmbrapsjen e sulmeve kriminale të njësive terroriste dhe neutralizimin e përpjekjeve për përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosoves dhe destabilizimin e vendit.
-Mbështet çdo masë dhe veprim të ndërmarrë nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës për të parandaluar e goditur me mjete kushtetuese e ligjore përpjekjet për të cënuar, rrezikuar, sulmuar dhe rrëzuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, jetën. sigurinë dhe harmoninë e qytetarëve të saj.

-Kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët.
-Kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen politike, logjistike e morale të akteve të grupit terrorist në veri të Republikës së Kosovës.
-Inkurajon dhe përkrah të gjitha institucionet e Kosovës për punën, përkushtimin dhe përpjekjet që synojnë integrimin e plotë dhe bashkëjetesën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
-I bën thirrje Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë strategjik që të ngrenë në nivelin me të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun eminent që po i kanoset sigurisë dhe paqes në Kosovë, në rajon e më gjerë.
-Vlerëson se prania e shtuar e KFOR-it në veri të Kosovës është një garanci për paprekshmërinë e kufijve të saj si dhe për sigurinë dhe paqen në tërë rajonin
- Mbështet përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë në një frymë paqësore e bashkëpunimi dhe bashkohet me qëndrimet e Presidentes së Republikës së Kosovës për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi mbi bazën e një projekti të përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me asociacionin, i cili duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat legjitime të saj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 12:43
Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: Nuk na nderon fakti që jemi të fundit

Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

"Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar."- tha Bardhi.

Por PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mbahet më 19 tetor.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: "Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën"

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 04/10/2023 11:18

    Çfarè janè kèta dispeçer tè komunales mo aman? Tè tjerèt, tè merren me problemin, le tè sjellin mè shumè ushtarè apo mjete teknike,,,,,edhe intgriteti territorial i vèndit, FALÈ IU QOFTÈ. Ne, si shqiptarè, jemi tè zènè me ballkonet e hapura qè mbyllen pa u hapur. Eunukèt e PS, janè njèlloj si marionetat e Saliut apo ata faraxhinjtè e trotuareve tè Monika milioneres. Nuk kanè asnjè mendim tè tyrin personal. Janè nè VIJÈN E BARDHÈ brènda, tè sekserit mè tè suksesshèm, gjuhètarit poliglot, shakaxhiut tè sprovuar bajat, qè pasi zhyti nè varfèri tè plotè edhe ata pak shqiptarè qè kanè mbetur aty, me korrupsionin e qeverisè sè tij,,tani ka marrè nè dorè politikèn largpamèse kombètare. Vèrini re çdo gjèje qè prek ky njeri,,,ose vidhet ose prishet fare. Edhe kètu, e dimè se çfarè rezultati do kemi,,,ASGJÈ. Por zhurmè mejhanesh mediatike,,PO. Vetèm pèr atè, jeton ky njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?