Report TV siguron pamje nga brenda selisë së PD, anëtari i Këshillit Kombëtar: Do të vijojmë si normalisht me mbledhjen

8 Janar 2022, 14:10| Përditesimi: 8 Janar 2022, 14:12

  • Share

Pavarësisht situatës së krijuar nga militantët e Sali Berishës, duket se Lulzim Basha ka vijuar me mbledhjen e lajmëruar me deputetët e anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në një komunikim për Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, i cili tregoi edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të vijojnë me mbledhjen që mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.

"Ishim duke kryer mbledhje, aktualisht po presim të përfundojë mbledhja sapo të pastrohet salla pasi janë thyer xhamat. Ne do vijojmë me mbledhjen, sipas axhendës. Kjo ka qenë një mbledhje e parashikuar. Besoj se mbledhja do të vijojë deri në orë e vona", tha ai.


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron pamje brenda selisë së PD, Salianji: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë! Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?