Report Tv siguron foto, kush është terroristi nga Taxhikistani që u arrestua në Shqipëri

30 Prill 2020, 12:22| Përditesimi: 30 Prill 2020, 17:28

  • Share

Report Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit, Komron Zukhurov, i arrestuar mbrëmjen e djeshme si pjesë e ISIS. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS). 


Lajmi kryesor:

Berlini goditi celulën, një anëtar nga Taxhikistani i ISIS u kap dje në Tiranë, Gjermania: Kishin planifikuar sulm në Shqipëri/ Lidhja me ish- deputetin e PD


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?