Kronikë

VIDEO ekskluzive/ U vra nga i shoqi që po divorcohej para gjykatës në Elbasan, momentet kur 54-vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua me breshëri kallashnikovi

22 Qershor 2021, 13:37| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 16:14

  • Share

Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi majin e kaluar në Elbasan.  Liljana Buzo, 54-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje.

Repor Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.

Në pamje duket qartë se si Koço Buzo, i vendosur për krimin që do të bënte, nuk heziton as nga fakti se viktima ishte në shoqërinë edhe të djalit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke  e lënë të vdekur në vend.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.

1624362086_buzo1.jpg

Koço Buzo dhe Liljana Buzo

1624362145_buzo3.jpg

Momentet e ndjekjes

 

1624362187_buzo2.jpg

Momenti i vrasjes së Liljana Buzos

 

 

Raportimi i gazetarit  Arsen Rusta 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?