Report Tv në Labinot Mal, bie prodhimi i gështenjave, fermerët: Ndikoi thatësira dhe mungesa e spërkatjes! Shiten 100-150 lekë/kg

23 Tetor 2023, 16:18| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 17:29

  • Share

Banuar qysh në lashtësi, Labinoti Mal, ofron një peizazh mbreslës, mbuluar nga arrorrët, ku kryesojnë gështenjat. Rruga 35 kilometra nga Elbasani në qendër të njësisë vendore është e asfaltuar.

Tashmë është stina e gështenjave dhe banorët i gjejmë në parcela, duke vjelur prodhimin që këtë vit nuk është i mbarë. Ka ndikuar thatësira dhe mungesa e spërkatjes për grerëzën, një insekt që dëmton këtë frut.

 “Thatërisa dhe mungesa e spërkatjes, do mjete ta spërkatësh. 100 mijë lek kg. I cojmë poshtë në Elbasan”, tha një banor.

“Prodhimi është i dobët. Arsyet e natyrës. 100 lek për kg”, u shpreh një tjetër. 

Fermerët thanë për Report TV se udhëtojnë çdo ditë drejt tregut në Elbasan, ku shesin gështenjat me 100-1500 lek për kg me çmim shumice.  Rënia e prodhimit ka çuar në rritjen e çmimit.

 “Kam 3 parcela me gështenja. S'ka sivjet dobët shumë. Vapa klima, ujë fare. Tregu mire është se ka pak sasi. I çojmë vete e bëjmë vete transportin. Kemi gështenja dhe domate”, tha një fermer.

Parcelat janë ndarë sipas trojeve të gjyshërve. Prodhimi I dobët dhe me krimba sepse ka mbajtur thatësirë. Kam 10 rrënjë. Çmimi është i mirë por prodhimi është I pakët. Shkojmë në Elbasan vijnë tregtarët. Sipas cilësisë është dhe çmimi”.

 “Do ikin të rinjtë ca do bëjnë këtu. Ku janë të ardhurat. Drejt shkatërrimit jo drejt ikjes"

Në 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal jetojnë 150 familje, të cilat e kanë bazuar ekonominë tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Sipas statistikave të bashkisë në vitin 2022 u prodhuan 300 ton gështenja.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?