Report Tv në banesën në Përmet ku ra shkëmbi, të pranishëm ishin 5 anëtarët e familjes! Si zuri poshtë të riun

22 Janar, 12:56| Përditesimi: 22 Janar, 12:59

  • Share

 

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ishte në banesën në Përmet, së cilës mëngjesin e sotëm një shkëmb i shkëputur nga mali i ra mbi çati, duke zënë poshtë djalin 25-vjeçar që ishte ende në shtrat.

Momente paniku kanë përjetuar 5 anëtarët e familjes Vangjeli, të cilët ishin të gjithë brenda në banesë në momentin kur shkëmbi u shkëput dhe ra në një prej dhomave të gjumit, ku flinin 3 anëtarët e familjes.

Të tjerët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por 25-vjeçarit guri i zuri këmbët dhe është dërguar në Janinë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Të afërm, fqinj dhe forcat e policisë kanë punuar më shumë se tre orë për të shpëtuar të riun.

Siç, shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, shkëmbi ka rënë në mes të banesës dhe dëmet janë të mëdha. Punonjësit e Emergjencave Civili janë ende në banesë dhe po punojnë për shkërmoqjen e shkëmbit, për të bërë të mundur nxjerrjen e tij, pasi është i përmasave të mëdha.


Lajmi kryesor:

VIDEO+ FOTOT/ E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe i zë këmbët 25-vjeçarit! Dërgohet në spital në Janinë! Fqinjët për Report Tv: Të merren masa


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?