Report Tv në banesën ku burri mbante të mbyllur gruan, nënën dhe vajzën e mitur në Selitë, dera e jashtme monitorohej me dy kamera

26 Janar, 12:16| Përditesimi: 26 Janar, 13:42

  • Share

 

Tirane- Report Tv ishte në banesën e Jetnor Zhaboli ku nëna, nusja dhe vajzën e mitur jetonin mes dhunës fizike dhe presionit psikologjik, ndërkohë që sa herë dilte nga banesa ai i mbyllte me kyç në banesë dhe I monitoronte me kamera

Edhe në pjesën e jashtme të derës së apartamentit në Selitë të vjetër, ku jetonin ai kishte vendosur 2 kamera për të monitoruar kush hynte e dilte. 

Edhe pse zilja bie dhe brenda ka njerëz askush nuk e hap atë. Grupi i xhirimit me gazetarin Sokol Dema po ndjek ngjarjen e rëndë.  

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?