Report Tv me dron mbi fshatin e të pasurve, çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit në kohën e karantinës (VIDEO)

12 Prill 2020, 15:27| Përditesimi: 12 Prill 2020, 15:34

  • Share

Festa e Pashkëve këtë të diel për shkak të karantinës totale nuk ka gjetur të boshatisura vetëm zonat urbane, por edhe turistike bregdetare, sikur është edhe Gjiri i Lalzit, njohur ndryshe edhe si fshati i të pasurve, të cilët kanë ndërtuar vilat e tyre luksoze buzë Adriatikut.

Report Tv sjell pamjet me dron në të gjithë vijën bregdetare të kësaj zone. Distancimi social ka bërë që në bregdet të mos ketë lëvizje, por vetëm qetësi dhe valët e detit që përplasen lehtësisht në breg, aty ku qëndrojnë vetëm shazllonët, pa njerëz, pa jetë.

Në zonën VIP aty ku për Pashkët një vit më parë gumëzhinte zëra nga festimet, sot gjithçka duket e shkretuar. Të pasur, të varfër, koronavirusi nuk njeh dallime, të gjithë në karantinë. Me ardhjen e pranverës zonat bregdetare në fundjavë shfrytëzoheshin maksimalisht nga qytetarët, por situata e krijuar nga covid-19 ka ndikuar dhe në këtë aspekt.

Temperaturat e larta e kësaj të diele do të ishin perfekte për të shijuar natyrën bregdetare por duket se qytetarët do të presin ende për shijimin e ditëve të ngrohta. 

Komento

Komente

  • X...: 13/04/2020 12:11

    Bllokmenet e rij

    Përgjigju
  • Atdheu: 13/04/2020 06:02

    Une jetoj aty dhe shtepine e kam blere Se kam punuar dhe me pune Cdo gje harrihet kam punuar ne emigracion 16 ore nr dite Dhe shume komshinj qe I kam jane banore qe kane punuar dhe Punojne ne emigracion ka shume shqiptare nga kosova Nje shembull kur kam shkuar per here te pare me 15 o 20 mije dollar Merrje nje hyrje ose 25 Pastaj vlera u rrit Se keshtu eshte real state Une kam nje mikun tim E ka blere 35 mije $ tani Ja kerkojne 150 mije $ Ti Gezoni ju qe jetoni dhe punoni eshte mundi dhe djersa

    Përgjigju
    • Tani: 13/04/2020 09:31

      Ti mund të jesh në të drejtën tënde dhe përballë ligjit mos u shqetëso nëse paratë i ke krijuar me punë të ndershme në emigracion. Mjafton të tregosh të ardhurat vjetore në shtetin e huaj dhe pagimin e taksave po në atë shtet dhe je në rregull. Por, çuditë që dëgjojmë se në emigracion na u bëkan njerëzit e pasur se punojnë në të zezë, këto janë broçkulla që veç të paditurve nuk i ha njeri. Një punëtor në te zezë shfrytëzohet, nuk paguhet me pagën që merr një i punësuar i deklaruar dhe mbi të gjitha as nuk i paguhen siguracionet dhe asgjë tjetër. Pra është si tip skllavi i pambrojtur dhe ato lekë janë lekë mbijetese. Dhe të pasurohesh në miliona lekë në këtë gjendje, këtë nuk e ha njeri. Ato lekë janë burime punësh të pista, duke nisur që nga drogërat e deri tek.... ata e dinë se me çfarë... Se na llahtarsin me lloj-lloj broçkullas, se shkuan shqiptarët në Greqi e na u bënë të pasur, pra greku i varfër, këta të pasur

  • ciri: 13/04/2020 00:32

    popull qesharak

    Përgjigju
  • gunges: 13/04/2020 00:31

    popullu qesharak

    Përgjigju
  • Erjola: 12/04/2020 22:08

    Fshati i hajduteve dhe krimineleve doje te thoje zoti gazetar !!!??? Ske faj se me ligjin e ri jeni frikesuar te gjithe.

    Përgjigju
  • SPAKU: 12/04/2020 20:52

    Keta te Lalzit duhet te paguajne per te dale nga kriza ekonomike, mjafton tu sekuestrojne leket qe kane vjedhur ne vite.

    Përgjigju
  • pipiu: 12/04/2020 20:46

    Mu aty raft korona ishalla O Zot!

    Përgjigju
  • robi: 12/04/2020 20:19

    Amon vetem Sashen mbajeni mire se eshte shpirti i bllokut te milionereve te Lalezit dhe frymezim per beteja politike pas salivirusit

    Përgjigju
  • Skifteri: 12/04/2020 17:42

    Shkoni dhe hyjini ne shtepi dhe merrjani te gjitha,,,me kamion shkoni,,eshte leku i popullit aty....

    Përgjigju
    • Ardi: 13/04/2020 07:30

      Hahahaha e meritojnë zoti skifter.

  • Tosi: 12/04/2020 17:20

    Ne vilen ku banon nenkryetarja e leshitlikes macja Sasha me banjo personale dhe me kuzhiniere, parukiere, dhe edukatore personale i gjithe peroneli ndihmes ne angazhim te plote per te ruajur Sashen nga Salivirusi.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 12/04/2020 16:26

    Tu merrje miliiardat Like Floririt dhe Sali Berishes qe I kan vjedhur popullit do ishte ideale per te dale nga kjo situate po kush do ta bej. XHaxhi Enveri ka vdekur .Edi Rama po udheheq mire po ketyre su ben dot gje. Keta qelbesirat do rrojn dhe asnje gjemb sdo tu hyj ne kembe

    Përgjigju
  • Tani: 12/04/2020 15:45

    Aty duhet të zbarkojë SPAK të nis sekuestrimet dhe shitja e vilave miliarda lekë të shkojë sërish në arkat e shtetit, aty ku janë vjedhur, te paratë e qytetarëve shqiptarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?