Repolitix,Shehaj:Buxhet pa vizion
Ekonomi: PD dha 134 koncesione

15 Nëntor 2017, 21:19| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e PS, Milva Ekonomi dhe ai i PD, Agron Shehaj janë përplasur në debat në emisionin “Repolitix” në Report Tv për buxhetin e vitit 2018, që do të diskutohet nesër në Kuvend në parim.

Ekonomi u shpreh se buxheti është i fokusuar te mirëqenia dhe rritja ekonomike. “Foksi i buxhetit është te rrija ekonomike dhe mirëqenia. Buxheti parashikon rritje 4.2% dhe ka në kujdes parametrat makro-fiskal. Buxheti është i hartuar me kujdes dhe optimist. Buxheti i 2018 është rreth 4 miliardë euro, ka në administratë 81660 punonjës” deklaroi ajo.

Ndërsa për deputetin e PD, Agron Shehaj, buxheti është mediokër duke e cilësuar pa vizion. “Shteti dhe qeveria ka humbur besueshmërinë te qytetarët. Unë nuk kam besim te INSTAT, por jo vetëm unë. Rritje ekonomike 4%? Po të pyesim qytetarët a kanë pasur rritje? Unë shoh vetëm njerëz që ikin. Jemi vendi i parë dhe të dytë ishin vendet afrikane që duan të ikin. Ish-ministri i Brendshëm është i akuzuar për trafik droge, nuk ka mbetur besim.

Qytetarët nuk kanë më interes për buxhetin. Buxheti është mediokër, nuk ka vizion. Fokusi i kësaj qeverie nuk është buxheti, po bëhet gjithçka për të hequr vëmendjen nga gjëra të tjera. Buxheti duhet të synonte zhvillimin ekonomik”. 

VIDEO/ Ekonomi për koncensionet e cila theksoi se aktualisht janë 209 kontrata aktive nga 221

Duke u ndalur te koncesionet, Ekonomi theksoi se aktualisht janë 209 kontrata aktive nga 221.  “Janë 209 koncesione aktive nga 221, 178 kontrata janë dhënë deri në 2013, 134 janë të lidhura nga PD. Sot vazhdojmë të punojmë me idenë e koncesioneve, por me PPP, merr një risk sektori privat. Nuk kemi një listë sa janë ‘off shore’, nuk besoj që kanë arritur në Shqipëri kompanitë e tilla”.  

Ndërsa për deputetin e PD, koncesioni është një borxh i fshehur që do të rëndojë në xhepat e taksapaguesve.  “Ne nuk jemi kundër rrugëve, por as koncesioneve, por kundër shpërdorimit të investimeve. Qeveria thotë se duam të ndërtojmë shkolla me koncesione, ne nuk jemi çmendur që të themi mos bëhen shkolla. Rezerva jonë është që nuk është instrument i duhur” tha Shehaj.  

Shehaj ka akuzuar se qeveria po fut në ekonomi paratë e kanabisit, por Ekonomi e kundërshtoi një gjë të tillë. Rama paralajmëroi dje 800 kompani që deklarojnë shumicën e punonjësve me një pagë nën 300 mijë lekë, duke iu dhënë kështu gjysmën e parave në të zezë.

Deputetja Ekonomi u bëri thirrje për bashkëpunim atyre që e pësojnë nga një gjë e tillë që mban peng të ardhmen. “Kjo mban peng të ardhmen. Kjo gjë kërkon angazhim total.  Këtë betejë duhet që ta bëjmë bashkë, edhe ata që janë pësues të kësaj gjëje duhet të bashkëpunojnë”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?