Masakra e Gërdecit, ‘Repolitix’ publikon tre urdhrat që realizuan demontimin e armëve (DOKUMENTET)

9 Prill, 21:09| Përditesimi: 10 Prill, 00:27

  • Share

‘Repolitix’, në Report Tv publikon sonte për herë të parë tre urdhrat që realizuan demontimin e armëve në Gërdec. Çfarë parashikonin dhe kush duhet ta bënte demontimin?

Urdhri i parë i datës 25 prill 2007 që i hap rugë demontimit të armëve mban firmën e ministrit të mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediu nënvizon se procesi i çmontimit te municioneve të bëhet në ambientet e reparteve të FA në kushte të rrepta vëzhgimi e sigurie. Përmes këtij urdhri, ndërmarrjes “MEICO” i kalohen 100 milionë fishekë kalibër 7,62x54 mm gëzhojë tunxhi dhe 20 milionë fishekë kalibër 14,5 mm gëzhojë tunxh.

Ndërkaq urdhri ngarkon ndërmarje MEICO të lidhë kontratë me shoqërinë "Southern Ammunition Company Inc”. “Çmimet e kontratës së shitjes për çmontim dhe çmilitarizim me kontraktorin të përcaktohen nga Komisioni i çmimeve, ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes. Procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve te behet ne ambientet e reparteve te FA ne kushte te rrepta vëzhgimi e sigurie”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e publikuar në Repolitix.

URDHRI I PARË

ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 138 DATE 14.3.2007 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE "PËR PROCEDURËN E TRAJTIMIT TË ARMEVE, TEKNIKËS DHE PAJISJEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TE HEQURA NGA ARMATIMI DHE PËRDORIMI... PER SA I PERKET SHITJES PËR ÇMONTIM DHE ÇMILITARIZIM TE NJE SASIE MUNICIONI

Mbështetur në nenin 102, pika 4 e Kushtetutës, ne nenin 19, pika 2 te ligjit nr.8671, date 26.10.2000 "Per pushtetet dhe autoritet e komandimit e te drejtimit strategjik te Forcave te Armosura te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar dhe ne piken Vendimit Nr. 138, datë 14.3.2007 te Keshillit te Ministrave "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.

Duke u bazuar ne ofertat e bera ne Ministrine e Mbrojtjes nga subjekte te ndryshme per shitje për çmontim dhe çmilitarizim, dhe ne vendimin nr. 1 date 10.04.2007 te Komisionit te Miratimit te Çmimeve te armes, teknikes, paisjeve, municioneve dhe lendeve eksplozive te hequra nga armatimi e përdorimi ne FA.

Duke marre ne konsiderate analizen e kostos dhe vleren e materialeve te dalura nga çmontimi dhe çmilitarizim i municioneve, te bera nga ndermarrjet ushtarake te vendit dhe vene ne dispozicion te Komisionit Miratimit te Çmimeve,

Duke vleresuar ofertat ofertat e ndermarrjeve ushtarake te vendit fasticitve, impactes e tyre teknike, teknologjinë e përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, afatet, ndikimi në mjedis te procesit teknik etj.

URDHËROJ:

1 kalohen ndermarjes MEICO, per realizimin e procedures se shitjes së municionit për çmontim dhe çmilitarizim brenda vendit, me shoqerine "Southern Ammunition Company Inc", qe ketu e me poshte do te quhet kontraktori, municionet e meposhteme:

a) Fisheke kaliber 7,62x54 mm gezhojë tunxhi deri në sasine cope 100 milione Fisheke kaliber 14,5 mm gezhoje tunxhi deri ne sasine cope 20 milione

Ndermarja MEICO te lidhe kontrate me kontraktorin ne baze te kerkesave te pergjithshme Kodit Civil dhe te percaktimeve te pikës IV se Vendimit nr.138, datë 14.3.2007 te Keshillit te Ministrave "Për proceduren e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi,

3. Çmimet e kontrates se shitjes për çmontim dhe cmilitarizim me kostraktorin, te jene çmimet e shitjes te percaktuara nga

4. Procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve te behet ne ambientet e reparteve te FA ne kushte te rrepta vëzhgimi e sigurie.

Per kete qellim:

a) Komanda e Forces Bashkuar ngarkohet te vërë në këtij procesi një sipërfaqe terren ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes te ndodhur në Gerdec (Vore).

b) KFB te hartoje kontrate per dhenien me qera sipas procedurave te parashikuar ne VKM nr. 162 date 7.3.2007 "Per dhenien me qira ose enfiteoze te pasurive te ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore", me kontraktorin dhe te lejoje ndertimin ne kete terren strukturen e perkohshme-industride për çmontim dhe çmilitarizim. (Sipas grafikut kohor dhe planimetrise perkatese te miratuar):

c) Detyrimet e te gjitha natyrave qe mund te lindin (uje drita shfrytezim trualli etj), do te jene te gjitha ne ngarkim te kontraktorit dhe nuk prekin ne asnje rast çmimin e kontratave

d) Transporti i municioneve te percaktuara ne piken 1, nga depot ne vende per ne Gerdec (Vorel, te realizohet sipas grafikut se hartuar nga KM me Ndermarjen MEICO

e) Shkarkimi i municioneve nga mjetet e transportit eshte per llogari te firmes dhe ndermarjes MEICO

Ruajtja e territorit ushtarak te Gerdecit, te behet sipas rregullave per ruajten e depove te municioneve.

Dorezimi i municioneve kontraktuesit nga MEICO, te behet kundrejt dokumentacioneve te rregullta kontabel e ne prani te deshmitareve, ne menyre te vazhdueshme, sipas kapaciteteve perpunuese ditore te kontraktorit.

Komanda FB te marre masat organizative per lejimin punonjesve te kontraktorit per kryerjen e punimeve dhe regimin e hyrje daljeve ne ambientet e repartit.

Sekretari i Pergjithshem MM leshon lejet e eksportit (nese kërkohen) te te materialeve qe rezultojne nga procesi i demontimit

Urdhri 550, i hapte rrugën demontimit të fishekëve në Gërdec, me monitorim të FA

Nëse në urdhrin e parë Gërdeci nuk ishte  në varësi pronë e Mejkos, përmes urdhrit të dytë, të 27 tetorit 2007, bëhet kalimi pa pagesë i ish-Brigadës së Tankeve në Gërdec nga Ndërmarrja Ushtarake të eksport-importit "MEICO". 

URDHRI 2 

URDHËR Nr. 1800, date 22.10.2007 PËR KALIM KAPITAL TË PRONËS NR. 126 "ISH BRIGADA E TANKEVE" GËRDEC, VORË TIRANË.

Në mbështetje të pikës 4 të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Nenit 19 pika 2 të Ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për autoritetet dhe pushtetet e komandimit dhe drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pikës "2", gërma "a" të VKM Nr. 153, datë 03.04.1993 "Për kalimin e objekteve e të mjeteve kryesore të ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore", (i ndryshuar),

URDHËROJ:

1. Komanda e Forcës së Bashkuar të bëjë kalimin kapital pa pagesë Ndërmarrjes Ushtarake të eksport-importit "MEICO", pronën Nr. 126 "Ish Brigada e Tankeve Gërdec, Vorë Tiranë, komponente e listës së inventarit të miratuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 515, datë 18.07.2003 "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së MbroJjtes.

2. Ndërmarrja Ushtarake e eksport-importit "MEICO", të marrë në dorëzim objektet dhe truallin funksional të pronës Nr. 126, të përmendur në pikën "1" të këtij Urdhëri.

3. Dorëzimi i kësaj prone nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe marrja në dorëzim e saj nga Ndërmarrja Ushtarake e eksport-importit "MEICO", të bëhet me proces- verbal në përputhje me rregullat përkatëse me komisione respektive me përfaqësues të Komandës së Porcës së Bashkuar dhe Ndërmarrjes Ushtarake të eksport-importit

"MEICO" Një kopje e proces-verbalit, e nënshkruar nga përfaqësuesit respektivë te komisioneve, të dorëzohet në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Privatizimit në Ministrinë e Mbrojtjes

Ndërkaq, në urdhrin e tretë të datës 7 dhjetor 2007, urdhërohet kalimi i mijëra tonë municione tek “MEICO” për shitje çmontim e çmilitarizim. Përmes këtij urdhri u hap rruga që në Gërdec të demontoheshin armë të kalibrit të madh, edhe pse ky urdhër ishte kundra vendimit këshillit të ministrave. Urdhri ngarkon sekretarin e Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të lëshojë lejet e eksportit për materialet e përftuara nga procesi i demontimit të municioneve.

URDHRI 3

URDHËR Nr2044 Date 7/12/2007 PËR KALIM MUNICIONI NDËRMARRJES "MEICO".

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, pikës 2, të nenit 19, të Ligjit Nr.8671, datë 26.10.2000 "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, Vendimit të KM Nr.432, datë 28.06.2006 "Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore", dhe Vendimit të KM Nr.138, datë 14.03.2007 "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të FA, të hequra nga armatimi dhe përdorimi",

URDHEROJ:

1. Komandanti i Forcës së Bashkuar dhe Komandanti i Komandës së Mbështetjes, ti kalojnë Ndërmarrjes "MEICO" Tiranë, municionet në lloje dhe sasi sipas aneksit A, bashkëlidhur.

2. Ndërmarrja "MEICO" të lidhë kontratë me kontraktorin "Southern Ammunition Company Inc", në bazë të kërkesave përgjithëshme të Kodit Civil dhe pikës IV të VKM Nr.138, datë 14.03.2007 "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të FA, të hequra nga armatimi dhe përdorimi", për shitje të municioneve për çmontim dhe çmilitarizim brenda vendit, sipas çmimeve të miratuara nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

3. Municionet me gëzhojë tunxhi të përcaktuara në Aneksin A, që do të evidentohen tepër gjatë dorëzimit, përveç municioneve të kalibrit 100 mm, që do të jepen sipas sasisë në aneksin A, t’i kalojnë Ndërmarrjes "MEICO", për shitje çmontim e çmilitarizim, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor.

4. Municionet t'i dorëzohen Ndërmarrjes "MEICO", me dokumente dalje e jashtme, sipas rregullores së Sherbimit të Armatim-Municionit

Dokumentat dorëzuese të kenë bashkëlidhur konformëmarrjen e Ndërmarrjes "MEICO".

5. Komandanti i Forcës së Bashkuar dhe Komandës Mbështetëse të marrin masa për ngarkimin, dorëzimin e municioneve, shoqërimin dhe sigurimin e mjeteve të transportit me municion, sipas grafikut të përbashkët me Ndërmarrjen "MEICO". Dorëzimi i municioneve të mbikqyret nga specialistët e municioneve.

6. Kosto e transportit të likujdohet nga Ndërmarrja "MEICO".

7. Ndërmarrja "MEICO" të vërë në dispozicion të realizimit të projektit, ambjentet në administrim të saj, në ish Brigadën e Tankeve, në rajonin e Gërdecit (Vorë).

8. Ndërmarrja "MEICO" përgjigjet për zbatimin nga kontraktori të procedurave standarte të sigurisë, të masave të mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë së jetës dhe shëndetit të personelit të projektit gjatë procesit e çmontimit dhe çmilitarizimin e municioneve, në kushte të rrepta vëzhgimi e sigurie.

9. Ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarrja "MEICO". Hyrja dhe dalja e personelit të projektit në repart të bëhet konformë rregullave për këtë qëllim.

10. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të lëshojë lejet e eksportit, nëse kërkohen për materialet e përftuara nga procesi i demontimit të municioneve.

11. Ngarkohen për zbatimin e urdhërit Komandanti i Forcës sẽ Bashkuar, Komandanti i Komandës Mbështetëse dhe Drejtori i Ndërmarrjes "MEICO".

12. Ndjek zbatimin e urdhërit Drejtoria e Logjistikës në Shtabin c Përgjithshëm të FA, vetëm për dorëzimin e municioneve Ndërmarrjes "MEICO"

Ora 22:36
Gazetari Adriatik Doçi: Ta kuptojnë shqiptarët, afera e Gërdecit u krye për Shkëlzen Berishën

 

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në 'Repolitix' lidhjet e ngushta të Shkëlzen Berishës me biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. 

'Në fund të vitit 2006 dhe fillim të vitit 2007, Shkëlzen Berisha shkonte shpesh tek shtëpia e Fatmir Mediut. Dhe në momentin, që Shkëlzen Berisha kishte hyrje-dalje tek Fatmir Mediu, Fatmir Mediu ushtron një lloj presioni në qeveri sigurisht bashkë me Sali Berishën për të finalizuar procedurën e tenderit për demontimin e municioneve.'

Doçi tregon edhe përplasjen që pati në qeveri ish-ministri i Financave Ridvan Bode me Fatmir Mediun për tenderin e kompanisë që do kryente demontimin e armëve në Gërdec

'Me sa duket, ish-ministri i Financave Ridvan Bode nuk ishte në dijeni dhe ka patur një debat më 17 shkurt mos gaboj të vitit 2007, mes Fatmir Mediut dhe Ridvan Bodes, pasi Bode kërkonte që të ishte një tender me procedurë të hapur që shumë kompani të merrnin pjesë në këtë proces, ndërkohë Mediu kërkonte tenderi të ishte i paracaktuar dhe në fund fiton versioni i Mediut, sepse më 14 mars të vitit 2007, Sali Berisha me anë të një vendimi i delegon Fatmir Mediut gjithë çështjen e Gërdecit ku ishte paracaktuar edhe kompania amerikane që do të kryente demontimin.'

Gjtihashtu, më tej gazetari pasqyron lidhjet mes Delijorgjit, vajzës së Fahri Balliut dhe Shkëlzen Berishës në këtë histori.

'Kompania kishte përfaqësues në Shqipëri, Rrahman Selmanllarin, që ishte miku për kokë i Shkëlzen Berishës. Për të përgatitur ishte kompania Albademil e Mihal Delijorgjit. Mihal Delijorgji del që kishte lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën. Mihal Delijorgji kishte kontraktuar për të përgatitur terrenin një kompani tjetër, ku aksionere ishte vajza e Fahri Balliut. Të gjitha këto janë elemente që konfiromjnë që Gërdeci ishte një biznes korruptiv i mbyllur i familjes Berisha.  Dhe unë mendoj se Fatmir Mediu do të dënohet, por si një zbatues i një skeme korruptive. Nuk besoj se Fatmir Mediu është përfitues drejtpërdrejtë i kësaj skeme, por është Shkëlzen Berisha.'

Kjo u krye e gjitha, sipas Doçit, për Shkëlzen Berishën.

'Në rastin konkret është deleguar nga Sali Berisha, sepse fillimisht u tentua që të jepej me vendim qeverieky lloj biznesi. Që të kuptojnë edhe një herë njerëzit, që gjithë këto elementë del se kjo është një punë për Shkëlzenin. Është një punë familjare.'

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?