Fero Fera

Reperi i njohur heq dorë përfundimisht nga muzika: Mos i dëgjoni më këngët e mia! Ma bëni hallall, do i dedikohem islamit! Faleni edhe ju namazin

22 Gusht 2023, 18:15| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 18:17

  • Share

Këngëtari kosovar, Feronit Shabani i njohur emrin artistik si “Fero”, ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram” ku njofton se ka vendosur që të heq dorë përfundimisht nga muzika. Postimin e pazakontë të tij, Fero e ka shoqëruar edhe me një fotografi ku shihet me mjekër dhe duke treguar pendesën e tij për këngët dhe jetën që bënte dikur.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”

Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani.”- shkruan Fero.

Kujtojmë se pak kohë më parë, reperi i njohur, Fero Fera është akuzuar nga bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli se është dhunuar dhe e kërcënuar me jetë. Ata janë prindër të një vajze që quhet Ina.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 23/08/2023 08:41

    Si urdheron,ashtu do veprojme. Keshillat Tuaja jane shume te vlefshme , Sepse ngaqe ke gabuar kaq shume ne jete do te thote qe "ben gjithmone gjene e duhur". Don me u ba interesant, sepse besimtar i mire dhe i devotshem duhet pune e madhe me u ba dhe nuk behesh se ke pare enderr te frikshme.

    Përgjigju
  • Rrofte jezu krishti: 22/08/2023 23:42

    O mbetje otomane ju te kosoves jeni fanatik te papar hajdeni nga veriu i shqperise tju bajm katolik siq keni qen para 550 vitesh o trushpalar

    Përgjigju
  • Mahmuti: 22/08/2023 19:08

    Sa kane ikur per lesh si puna jote .. pa fund... mjafton te futesh fene ne tru ike per lesh.

    Përgjigju
    • Honi: 22/08/2023 21:45

      Ty pak ne goje me te dhi, se per sen s'i duhesh as dreqit, o llum

  • Arbëri: 22/08/2023 19:00

    Shiqoni fytyren e …

    Përgjigju
    • Jggj: 22/08/2023 21:44

      Aman ta shohim nje here ate surratin tend, o m.... m....ti

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?