Rënie temperaturash, stuhi e dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

11 Dhjetor 2021, 07:23| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 07:33

  • Share

Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës. Sipas MeteoAlb, në zonat malore do ketë reshje të dendura dëbore pasi do ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Parashikohet që vetëm orët e vona të pasdites të përmirësojnë disi kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -2°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 65km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?