Rënia e të ardhurave në vend nga pandemia, Banka Botërore: Më e lartë se 11%

26 Gusht 2020, 17:22| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 18:07

  • Share

Banka Botërore ka rishikuar parashikimin e saj për recesionin ekonomik që rrezikon të përfshijë vendin si pasojë e pandemisë COVID-19. Institucioni financiar ndërkombëtar pret që ekonomia e Shqipërisë të bjerë me më shumë se 11% këtë vit.

“Ngrirja e pjesëve të mëdha të ekonomisë për shkak të pandemisë ka zhytur Shqipërinë në recesion, duke çuar në një rishikim në rënie të parashikimit për ekonominë e Shqipërisë me më shumë se 11 pikë përqindje për vitin 2020”, thuhet në vlerësimin e BB.

Ndërkohë një rënie e tillë ekonomike do të përkthehet edhe në më pak të ardhura për frymë tek qytetarët. Sipas vlerësimit të Bankës Botërore varfëria në vend do të rritet mbi 2%, dhe më shumë se 36% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollar për frymë në ditë.

“Banka Botërore vlerëson se, edhe me politikën aktuale me masa mbështetëse, shkalla e varfërisë në Shqipëri do të rritet me 2 deri në 5 %”, thuhet në vlerësim.

Fillimisht banka botërore parashikojë një rënie ekonomike më të lehtë prej 5% në skenarin bazë dhe -7% në skenarin më pesimist, por me zhvillimet e fundit parashikimet kanë ndryshuar. Sipas saj në një situatë të tillë borxhi do të kapërcejë në 80%, e për këtë arsye duhet forcuar aftësia për të mbledhur të ardhurat.

Të gjitha detajet bëhen të ditura në raportin e kërkesës së kredisë nga Banka Botërore nga qeveria shqiptare në vlerën e 80 milionë dollarëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?