Rënia e gurëve rrezikon kalimtarët në aksin Skuraj-Burrel! Mungojnë barrierat mbrojtëse, kompania nuk mirëmban rrugën

31 Janar 2022, 16:50| Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:39

  • Share

Rënia e gurëve nga mali, po u sjell jo pak shqetësime banorëve dhe drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Skuraj-Burrel. Kjo situatë është e vazhdueshme sidomos gjatë stinës së dimrit, ndërsa problematika më madhe është në zonën e quajtur sektori C pranë Shkopetit.

Rruga ka pësuar edhe shembje në disa vende, dhe kalimi bëhet vetëm në njërin kah. Nga ana tjetër, barrierat anës malit mungojnë, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

“Është e kalueshme, por është e rrezikshme kur bie shi. Shembje të vogla. Jam mësuar me këtë rrugë. Firma duhet të bëjë më shumë për këtë rrugë”, tha një shofer.

“Rrezik sepse bien gurë. Të firmës njëherë i pastrojnë, njëherë jo”, tregoi një tjetër.

“Është shqetësuese. Duhet të ndërhyhet menjëherë. Mos ta lënë cop-copë. Duhet ta rregullojnë. Në 2 mëngjesit kam ardhur për urgjencë dhe kam ecur avash sepse ishte plot gurë”, u shpreh një tjetër.

“Duhet mirëmbajtja. Ne taksat i paguajmë. Është burim aksidenti. Nuk është hera e parë që na ndodh kjo gjë”, tregoi një tjetër.

Mirëmbajtja e kësaj rruge nga kompania “Geci sh.p.k” i kushton buxhetit të shtetit 19,2 milionë milionë euro për 5 vite, por ndërhyrjet kanë qenë të pakta, çka e dëshmon degradimi i këtij segmenti nacional që u shërben mijërave banorëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?