Rënia e cilësisë së universiteteve shqiptare, Sallabanda: Kanë frikë të hyjnë në rankim! Qiraxhi: Duhet të kishte llogaridhënie! Rrumbullaku: Renditja të lexohet në mënyrë objektive

3 Tetor 2023, 15:48| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 17:39

  • Share

Cilësia në universitetet shqiptare dhe rankimi më i fundit nga QS (QS World University Ranking), ishte temë e emisionit ‘Përballje’ në Report Tv. Profesor Kita Sallabanda, mjek neurokiriug nga Madriti tha se ky listim kërkon më shumë përgjegjësi, për të punuar më mirë në të ardhmen.

Ai nënvizoi se pjesa më e madhe universiteteve në vend, përfshirë dhe ato privatet kanë frikë të hyjnë në certifikime ndërkombëtare.

‘Nuk kemi lëviziur në pozicion, por jemi renditur atje ku jemi pasi është zgjeruar diapazoni i universiteteve. Nuk ka një rënie 100 ose 200 vendesh është zgjeruar numri i universiteteve. Me iniciativë të kryeministrit mendoj se është gjë pozitive të bëhet një rankim i brendshëm. Megjithëse është zgjeruar ne jemi përsëri në fund. Janë futur 4, pasi të tjerët kanë frikë të futen në rankim. Ne kërkojmë të bëjmë një rankim të brendshëm. Universitete duhet të kenë një përgjegjësi. Ky është një moment reflektimi.’- tha Sallabanda.

Eksperti i Arsimit Olti Rrumbullaku, theksoi se rankimi duhet parë me objektivitet dhe se lista e vendeve që janë përfshirë në QS është më e lartë këtë vit, ndaj 4 universitetet tona janë në këtë listë. Megjithatë ai shfaqi nota kritike për punën e Universitetit të Tiranës në krahasim me Universitetin Bujqësor dhe atë të Durrësit që qendrojnë më lart në radhitje.

‘Nuk e shoh rankim shqetësues. Por për herë të parë ne jemi rankuar në Evropë. Dy kanë dalë pak më lart, Universiteti i Durrësit dhe Bujqësori. Do ishte pozitive të merrej eksperienca nga këto dy universitete.’- tha Rrumbullaku.

Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare tha se situata në arsim është shumë e rendë dhe kjo renditje tregon probelmet që ka arsimi në vend. Kërkimi shkencor, botimet, citimet janë disa nga kriterët që nuk përbushin universitetet tona për të shënuar rritje të cilësisë. Sipas Qiraxhit ky është i treti vit që institucionet tona arsimore listohen ne vendet e fundit, dhe përgjegjësia shkon tek drejtuesit e tyre.

‘Sot kur Univesriteti i Tiranës që mban më shumë se 1000 profesorë askush nuk ngrihet dhe të bëjë një kritikë. Imagjinoni së çfarë drejtimi auotratik kanë këto. Nuk artikulojnë asnjë shqetësim. Rektorë dhe profesore me mungesë fjalori nëpër studio. Ne jemi në një situate që ky rankim pasqyron gjithë ato problematika. Duhet të kishte llogaridhënie.’- tha Qiraxhi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?