Ashensori në Astir

Kronikë

Rënia e ashensorit në Astir, lirohet nga burgu tekniku: Nuk kam faj, tre ditë para aksidentit e kam rregulluar

15 Shtator 2021, 12:53| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 13:16

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në 'arrest shtëpie' teknikun e ashensorit që ra pak ditë më parë në një pallat në Astir, Dëfrim Shabanin. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se para gjykatës ai ka deklaruar se e tre ditë para se të ndodhte aksidenti e ka rregulluar ashensorin dhe se nuk ishte faji i tij.

Për të nxjerrë shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë penale, prokuroria ka kërkuar 1 muaj afat për kryerjen e veprimeve hetimore si dhe një muaj burg për teknikun e ashensorit. Por kërkesa për lënien në burg të teknikut është rrëzuar nga gjykata.

Ngjarja ndodhi më 12 shtator, ky 2 gra mbetën të plagosura pasi ra një ashensor nga një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas policisë, rënia e ashensorit ndodhi pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë u dërguan për në spital, ku njëra ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë.

Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit, Dëfrim Shabani, ndërsa u vendos në procedim në gjendje të lirë vëllai i tij, Dritan Shabani i cili është administratori i firmës së mirëmbajtjes. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?