RENEA mes 10 ekipeve elitë në botë, Shqiptarja.com sjell video nga aksionet në Dubai

20 Mars 2022, 12:16| Përditesimi: 20 Mars 2022, 12:41

  • Share

Në kuadër të garës policore UAE SWAT Challenge, 2022 që zhvillohet në Dubai, ku morën pjesë 41 ekipe të forcave speciale nga e gjithë bota, RENEA u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.

Garat u zhvilluan gjatë datave 13-17 mars, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar video gjatë fazave të ndryshme të stërvitjeve dhe garës së RENEA-s, e cila merrte pjesë për herë të parë, ndërsa epiket e tjera morën pjesë për të 4-in vit radhazi.

Gjatë vlerësimit të garave RENEA u shfaq në mënyrë dinjitoze ndërsa u vlerësua nga komentatorët për shpirtin e garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, disiplina si dhe përgatitja e lartë fizike.

Në garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike.  

Komento

Komente

  • arben: 20/03/2022 23:03

    kan dal te 22 ne kompeticion https://swat.dubaipolice.gov.ae/swat/home/finalStandings?day=final&year=2022 gjithsesi bravo per perfomancen

    Përgjigju
  • Brima: 20/03/2022 22:47

    BRIMI SHKRET DUKE DHON SHPIRT

    Përgjigju
    • Miku: 29/12/2022 12:16

      Hysa,lajmi eshte per zonjen e ndjere qe ua heqin asistencen pa i njoftuar dhe sqaruar. Perderisa shkon takon kryebashkiaken qe bravo i qofte qe e ka pritur.

  • Shqiptar: 20/03/2022 13:07

    JU LUMT FORCA SPECIALE RENEA. KRENARIA E TE GJITHVE PER PUNEN QE BENI, DHE JENI SHUM TE STERVITUR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?