Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin! Disa të shoqëruar në Elbasan dhe Shkodër! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj të riut (VIDEO)

6 Janar 2022, 19:36| Përditesimi: 6 Janar 2022, 22:55

  • Share

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Shkodrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kriminale si dhe arrestimin e atyre që mbajnë armë pa leje. Aksioni në vend vjen edhe pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.

Report Tv mëson se në Elbasan janë shoqëruar në komisariat 5 persona. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa detaje të reja priten në vijim pasi ato po verifikohen. Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal.

Elbasani është një ndër qytetet ku kriminaliteti është i lartë dhe shpeshherë kanë ndodhur atentate mafioze.

1641494279_elb.JPG

Pamje nga aksioni i RENEA-s në Elbasan

Sakaq, kontrolle blic janë zhvilluar edhe në Vlorë. Mësohet se edhe në këtë qytet kontrollet nga autoritetet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale. 

Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por dhe nëpër lagje apo bllok pallatesh ku mendohet se qëndrojnë përsonat me precedent penal. Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Djego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij.

Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë.

Gjithashtu aksione nga RENEA janë zhvilluar edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër. Sipas burimeve nga Report Tv në Shkodër janë shoqëruar disa persona ndërsa të tjera detaje do të bëhen me dije në vijim.

    Ora 22:44
    Aksioni në Shkodër, gazetari Simon Shkreli: Më dhunoi RENEA në sy të familjes! Policia: Kemi nisur verifikimet

    1641505750_SimonShkreli.jpg

    Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic thuajse në të gjithë vendin këtë mbrëmje. Teksa kërkonin për të çuar pas prangave personat e rrezikshëm, gazetari Simon Shkreli përmes një statusi në rrjete sociale pretendon se është dhunuar nga forcat speciale në kohën kur po filmonte aksionin. Ndër të tjera Shkreli shprehet se ai është dhunuar në sy të familjes së tij. 

    “Sonte teksa kthehesha në shtëpi me dy fëmijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle në zonën e Kryqëzimit të Ish-Degës së Brendeshme. Ndërkohe unë nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhynë forcat Renea dhe thanë mos filmo. Unë nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar. Prezent ishte edhe Drejtori i Policisë Shkodër Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora më thirri afër makinës së tij dhe unë u afrova. Drejtori Fjora më tha: Nuk të njohin. Unë i thashë s'kanë nevojë të më njohin sepse kam bexhin. Aty një nga efektivët e RENEA më thirri në emer dhe më tha mos bërtit. Unë nuk bërtas dhe jam në punën time. Plus që jam me dy femijë. Aty më kapi njëri nga krahu dhe më tha ik se je me familje o by*q*r se të tregojmë ne. Dhe tjerti më kapi nga gjoksi dhe më hoqi bexhin e gazetarit. Në ato momente forcat RENEA u larguan.”-shkruan Shkreli.

    Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila shprehet se ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

    "Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij.   Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.  Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij."-shprehet Policia e Shtetit në deklaratë.

     

    Ora 20:34
    Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA kontrolle në Fier e Durrës, disa të shoqëruar në Shkodër (VIDEO)

     

    Pas qytetit të Elbasasnit dhe atij bregdetar të Vlorës, Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar aksion blic edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër. Në qytetin e fundit mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona. Burime për report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kriminale si dhe arrestimi i atyre që mbajnë armë pa leje. Aksioni në vend vjen edhe pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.

      Komento

      Komente

      • Policia: 07/01/2022 02:40

        Ka pas lezet me para kur policet e policise kriminale mbaheshin me goje nga qytetaret si luftetare ndaj krimineleve. Sot polivia kriminale flen gjume para grupeve rivale ne qytete si elbasani, vlora, shkodra, fieri etj. Skemi shtet por kemi bashkepunim polivi-mafie duke ndare hiset e trafikut te droges. Pse nuk ka raporte sherbimi sekret ka po kush do i zbatoje policet e korruptuar? Elbasani nga nje qytet arsim dashes e kultures e kane kthyer qytet bandash, vlora dhe shkodra po keshtu. Deri kur do vazhdoje keshtu? Fajin e ka ambasada amerikane qe nuk nderhyn dhe te kerkoje eleminimin e mafies sepse shteti shhqiptar e kane marre peng.

        Përgjigju
      • Ola: 06/01/2022 22:26

        Vetem ktu RENEA,forca elite e policise del me furgona.Ne cdo vend te zhvilluar kan blinda special sic i ka ushtria.Sado te jen te blinduar furgonet nuk mbrojn dot forcen Renea nga rreziku pasi perballen me elementet me te rrezikshem

        Përgjigju
      • Gripi: 06/01/2022 21:50

        Nuk vendoset rendi me nga dy furgon te RENEA per qytet duke bere show o shoku drejtor Nano. Ku e keni rrjetin informativ te policise kriminale? Kane ndonje informacion ata apo ate informacion e ndajne me krimin. A i kerkojne keta palo drejtore qe riciklove llogari shefave te komisariateve, shefave te krimit, te rendut spz? A ju vendosin objektiva dhe detyra qe nuk i realizojne dot? Atehere te largohrn dhe te ndeshkohen. Perse duhet angazhuar Renea ne aksione te tilla? Nuk kane forca policite e rretheve apo i kane neper klube? Apo gjoja dekonspirimi? Nese keni keto probleme atehere beje reformen qe premtove. Boll u tallet me njerezit.

        Përgjigju
        • Nino: 06/01/2022 22:45

          Po tamom e ke plak, por problemi osht qe per cdo gjo rrofte sebepi qe kemi Renean. Nga i ane vetem tek pull drejtor Nano ska ca bon, se ke akoma shume pencjoniste, matrapaze, harbuta, arrogante, mendjengushte dhe injorante ne rradhet e komandimit te policise se shtetit. Gjoja pare qe duhet bo eshte te behet reformim sektoresh. Ne kemi nji sektor te krimit kunder personit dhe nji tjeter te antitrafiqeve por qe kto ustallaret nuk i shef kurre ne patrullim meqe jane agjente civile. Tmori nji nga kto mendje ndriturit e drejtorise se pergjithshme dhe te studjoje strukturen operative te forcave te rendit te Italise, ne tre forcat policore qe kane. Kane sektore te parandalimit te krimit dhe te gjithe sektoret perbehen nga agjente civile, dhe nqs do kerkoj ndonje drejtues i joni statistikat ne shtetin fqinj do shikoje se 70-80% e krimeve te perditshme parandalohen nga patrullat civile, dhe pjesa tjeter nga patrullat e pergjithshme. Fatkeqesisht tek ne sfunksjonon asnji prej te dyjave ne parandalime. Ska dite qe mos tbohen atentate dhe asnji se rrun me bo i reformim sektoresh. Kshu si ka mor kurba krimit do bohena si bejruti

      • Loli: 06/01/2022 21:18

        Po pse o drejtor po keshtu do i kapni kriminelet po ju i dini kush jane dhe policia kriminale i di te gjitha njgjarjet dhe te shume viteve apo nuk doni tu vi turp se i lajmeroni vete se merin leket shefi krimeve te vlores dhe drejtori

        Përgjigju
      • Budallik: 06/01/2022 20:50

        Kjo sot ishte palacollek totalisht.e dinin 2 or para qe do kishte kontrolle..

        Përgjigju
      • Oficeri: 06/01/2022 20:04

        Komplet pa lidhje, sa me la gojen.. Kontrolle thone!!! Ska nevoje per kontrolle, Duhet befasi dhe jo paralajmerim. E kane marre vesh qe dje cunat qe do dali xhiro Renea ... Pse kshu funksionon ?! Duhet lagje me lagje e qytet me qytet Perdite befasi dhe ndalim mjetesh e kontrolle Banesash pa i marre ne tel Qe po vijme ne andej per darke, mirupafshim! Nja 3 makina do doja dhe nja 4 cuna te mire, Nga veriu ne jug, vetem 1 muaj kohe tna jepnin Dhe benin be njerzit ne koke tone.

        Përgjigju
        • Komandanti ..: 06/01/2022 22:27

          Ke te drejte o komandant, se komisarjati i vertete seshte shteti ne elbasan dhe jo vetem, por ne cdo qytet, Shef komisarjati eshte krimineli me i forte qytetit, Dhe kur vriten, e merr stafeten tjetri kundershar.. Por shteti thjeshte merr leket cdo muaj Dhe vazhdon programin njesoj.

        • Komandanti: 06/01/2022 21:11

          E vertet kjo qe thua.. po ja taksirati jon si qytetare te elbasanit qe kemi 2 komisariate

      • Sondazhi i ditës:

        A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?