RENEA kontroll ‘blic’ në Belsh të personave të shpallur në kërkim në Elbasan! Kontrollohen automjete luksoze të dyshimta

25 Korrik 2022, 21:05| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 22:40

  • Share

ELBASAN- RENEA ka ‘zbarkuar’ në Belsh e Cërrik mbrëmjen e sotme për kontrolle blic të personave me precedent penal në Elbasan.

Burimet e Report Tv mësojnë se, RENEA në bashkëpunim me policinë e ka bërë kontrolle në automjete luksoze të dyshimta. 

RENEA po i drejtohet disa fshatrave te bashkisë Belsh. Ende nuk dihen detajet e këtij operacioni të RENEA-s mbrëmjen e sotme në Elbasan, megjithatë dyshohet të jenë shtuar mbikëqyrjet e forcave të rendit për shkak të dy atentateve të ndodhura ditët e fundit në Fushë-Krujë e Milot.

Kujtojmë se tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volksëagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volksëagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Kujtojmë se 1 i vdekur dhe 1 i plagosur ishte bilanci i një atentati mafioz në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Ibrahimi 46-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ylli Ibrahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi , të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Ibrahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?