Pamje nga arrestimet e një nate më parë Vlorë

RENEA dhe FNSH sërish kontrolle në Vlorë, një i shoqëruar! Mbrëmë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal

18 Shtator 2023, 21:42| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 22:21

  • Share

FNSH dhe RENEA kanë vijuar edhe këtë mbrëmje kontrollet në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili bëjnë me dije për një person të ndaluar nga policia. 

Mësohet se për disa ditë qyteti bregdetar do të vijojë të jetë nën kontrollin e policisë dhe forcave RENEA.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e kaluar u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal. Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së ushtruan kontrolle në lokale dhe banesa të ndryshme. Personat e shoqëruar në zonën e buelvardit Vlorë-Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh, ndërsa gjatë operacionit kanë pasur përplasje me agjencët civilë që nisën aksionin në fjalë.

Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i të fortit të Selenicës i njohur e emrin Tesi. Në pranga ranë edhe Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj. Policia sqaroi se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Krahas forcave RENEA edhe efektivë të Vlorës në bashkëpunim me FNSH kanë kryer kontrolle të tjera si pjesë e megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?