RENEA dhe FNSH rrethojnë Lezhën, kontrolle në banesa dhe biznese, disa të shoqëruar (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 09:17| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 09:44

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat e FNSH-së dhe RENEA-s kanë zbarkuar në qytetin e Lezhës dhe në rrethina duke rrethuar zonën në kuadër të një operacioni për arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Efektivët kanë kontrolluar disa banesa dhe lokale, ndërsa raportohet për disa të shoqëruar. Operacioni vijon në qytetin e Lezhës.

Në fillim të këtij viti në Rrëshen u vra me snajper me një plumb në zemër nga tarraca e një pallati, Kastriot Reçi 47 vjeç, ish-bashkëpronar i një medie lokale në Lezhë dhe së fundi pronar i një rrjeti kabllor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Osmën Sylejmën Osmëni: 06/02/2020 10:33

    Po në Vlorë kur do dukenë? Urgjentë në Vlorë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?