Foto ilustruese

Rëndohet situata e pandemisë në Greqi, humbin jetën 78 persona nga COVID-19, regjistrohen 36.246 raste të reja në 24 orët e fundit

3 Janar 2022, 16:52| Përditesimi: 3 Janar 2022, 16:53

  • Share

GREQI- Një valë të re të pandemisë së COVID-19 duket se po përjeton Greqia, pasi rastet e infektimeve dhe viktimave po rriten çdo ditë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 36.246 raste pozitive, ndërsa betejën me jetën kanë humbur 78 persona.

Numri i pacientëve të shtruar në spital është 615, ku 522 prej tyre janë të pavaksinuar, ose të pjesërisht të vaksinuar. Numri total i viktimave ka shkuar 20.990, ndërsa ai i infektimeve është  1.294.741  në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjike në vendin fqinj, ka filluar të rëndohet muajit e fundit për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe Omicron, karakteristika e së cilëve është përhapja e shpejtë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?