Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI

Rëndohet gjendja shëndetësore e Benediktit XVI, Papa Françesku: Lutuni për të, është shumë sëmurë

28 Dhjetor 2022, 11:44| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 11:48

  • Share

Papa Françesku ka bërë thirrje që të gjithë të luten për paraardhësin Papa Emeritus Benediktin i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se pavarësisht se mjekët kishin nën kontroll situatën, sërish paraardhësi i tij ishte shumë i sëmurë për shkak edhe të moshës së tij të thyer.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni , konfirmoi se gjendja e Papa Benediktit ishte rënduar gjatë orëve të fundit.

 “Sa i përket gjendjes shëndetësore të Papa Emeritus, për të cilin Papa Françesku kërkoi lutje në fund të audiencës së përgjithshme të mëngjesit, unë mund të konfirmojnë se në orët e fundit ka pasur një rëndim për shkak të moshës. Situata për momentin mbetet nën kontroll, e ndjekur vazhdimisht nga mjekët”-tha Bruni.

Joseph Ratzinger është 95 vjeç, ai hoqi dorë nga papati në vitin 2013 , menjëherë zgjedhjes së Papa Françeskut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?