Boris Johnson përfundon në terapi intensive! Rëndohet gjendja e kryeministrit britanik të prekur me Covid-19

6 Prill 2020, 21:24| Përditesimi: 6 Prill 2020, 23:18

  • Share

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i infektuar me koronavirus, ka pësuar një përkeqësim të gjendjes shëndetësore duke bërë që mjekët ta shtrojnë menjëherë në terapi intensive.

Pas zbulimit se ishte pozitiv me COVID-19, Johnson ishte i karantinuar në shtëpinë e tij, por mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pasi kishte nevojë për oksigjen. Ditën e sotme simptomat e tij janë përkeqësuar duke bërë që të shtrohet menjëherë në terapi intensive.

Kryeministri Johnson i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Dominic Raab të kryejë detyrat e tij "aty ku është e nevojshme", tha një zëdhënës i Downing Street.

Kryeministri, 55 vjeç, u shtrua të dielën në Spitalin St Thomas në Londër me këshillën e ekipit të tij mjekësor dhe po merr kujdesin e duhur.

"Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital", tha zëdhënësi.

Në Angli janë 51 608 raste pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin, kanë humbur jetën 5 373 persona dhe deri tani vetëm 135 pacientë janë shëruar.

Ora 00:59
Boris Johnson në terapi intensive, Mogherini: Shërohu shpejt dhe do rikthehemi të flasim për gjërat që s'biem dakord

1586214204_1567178531federicamogherini2018.jpg

Ish- Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka dhënë një mesazh drejtuar kryeministrit britanik Boris Johnson, pasi ky i fundit iu nënshtrua terapisë intensive për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-19.

“Boris Johnson bëhu mirë shpejt! Dhe do të rikthehemi të flasim për bukuritë e Italisë (dhe gjithashtu për të gjitha gjërat e tjera për të cilat nuk biem dakord .....)”, shkruan Mogherini në një postim në Twitter.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 07/04/2020 08:51

    Mbahu Boris se ke qene edhe ne Eton mor burre. Nuk pyet klasa sunduese per nje grip... apo pyet?

    Përgjigju
  • El chapo: 07/04/2020 07:31

    Duhet te behet shembull. -ky ishte ai qe tha “Nuk do e luftojme, do fitojme imunitet”,

    Përgjigju
  • Fadili: 07/04/2020 05:05

    E kuptoni o njerez pse e ka marre frika kete tonin? Ashtu si puna e idiot Saliut, edhe ky ka frike mos e ze korona e na shkon prapa diellit. Ndaj dhe berret e cirret si majmun.

    Përgjigju
  • Xhuxhumaku: 06/04/2020 21:57

    Normal qe ky do e hante nga lideret se doli kunder rrymes e para, dhe e dyta ne dejet e tij rrjedh gjak turku, stergjyshi gjyshi nga babai jane turq

    Përgjigju
    • Alb: 07/04/2020 00:18

      Po kjo e dyta clidhje kishte vk injoranca ka mbytur vendin.

    • Eri: 06/04/2020 23:24

      Ja foli raca e paster ariane!

    • Shkodrani: 06/04/2020 22:40

      Akoma ka idiotë që e lidhin virusin me gjakun!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?