Rëndohet bilanci, Bayern-i se kursen kurrë Barcelonën! Liverpool ia del në frymën e fundit

14 Shtator 2022, 10:35| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 13:03

  • Share

Ndienja e fortë e hakmarrjes te Barcelona nuk ka mjaftuar përballë një Bayern-i monstruoz. Gjermanët ia dolën të mposhtin sërish katalanasit edhe në sezonin e ri, por këtë herë me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në grupe. Edhe pse Barcelona pati një sërë rastesh në pjesën e parë, në të dytën Bayern zhbllokoi fillimisht Lucas Hernandez, ndërsa më pas Sane vrau shpresat e miqve. Pa fat edhe Lewandowski që e kishte të vështirë përballjen me ish-skuadrën, ndërsa bilanci mes dy skuadrave thellohet akoma më shumë në favor të Bayern-it.

Në ndeshjen tjetër të grupit Inter bëri detyrën në transfertën çeke të Plzen. Zikaltërit fituan 0-2 pasi realizuan Dzeko dhe Dumfries, ndërsa në minutat e fundit debutoi në Champions League edhe shqiptari Kristjan Asllani.

Ndërkohë në grupin A Liverpool mori 3 pikët e para me ‘zemër në dorë’, pasi mposhti 2-1 Ajax falë golit të Matip në minutën e 89. Sfida tjetër e këtij grupi mes Rengers dhe Napolit luhet mbrëmjen e sotme.

Në grupin B Bayern Leverkusen bëri suprizën e mbrëmjes duke fituar 2-0 kundër Atletico Madrid, ndërsa Club Brugge shokoi Porto-n në Portugali, pasi e shkatërroi 0-4. Sakaq në dy takimet e tjera të së martës Sporting likuidoi 2-0 Tottenham-in e Antonio Conte-s për llogari të grupit D dhe Marseille u mposht 0-1 nga Frankfurt në Francë.

Ora 08:40
Tre pikët e para janë dramatike për Liverpool, Ajax-i dorëzohet vetëm në fund

Fitore me zemër në dorë! Liverpool-i iu fal një goli në minutat e fundit, për të arritur triumfin dramatik ndaj Ajaksit me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, teksa Salah hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërkohë që Kudus, barazoi shifrat për miqtë holandezë në të 27-tën.

Për të bërë heroin mbrëmjen e sotme mendoi mbrojtësi Matip, që në minutën e 89-të, shënoi golin e fitores, duke shpëtuar kështu trajnerin Klop, që ishte në pozita të vështira për shkak të rezultateve aspak pozitive të regjistruara në javët e fundit. Kjo ishte fitorja e parë në Champions për këtë sezon për Liverpulin, që bën pjesën në Grupin A së bashku me Napolin dhe Rejnxhërs.

Ora 20:44
VIDEO/ Kristjan Asllani bën debutimin në Champions League, Inter merr 3 pikëshin në Çeki! VIDEO nga momenti i shumëpritur

Talenti shqiptar Kristjan Asllani bën debutimin me Interin në Champions League. Shqiptari u aktivizua nga trajneri Inzagi në minutën e 84-t, në ndeshjen kundër Plzen.

Asllani zuri vendin e Brozoviç në fushën e lojës.

Ky debutim  tij do të mbahet mend gjatë në memorien e lojtarit, edhe për faktin se Inter fitoi 0-2 Viktoria Plzen falë golave të Dzekos dhe Dumfries.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?