Skënderbeu feston fitoren

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola

27 Prill, 20:17| Përditesimi: 27 Prill, 20:23

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë javën e 33-të. Dinamo dhe Laçi barazuan 0-0, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 kundër Erzenit për ta bërë më interesante garën për zonën "Final 4".

Në stadiumin e Korçës Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Erzenit. Goli i vetëm i takimit u shënua pas shtatë minutash lojë nga Deivid Janaqi. Pjesa e parë ka qenë e luftuar, me skuadrat që nuk shënuan dhe u pajtuan me këtë rezultat. Në fraksionin e dytë miqtë nga Shijaku u hodhën në kërkim të golit, teksa mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mëllugjës në të 70 minutë. Me këtë humbje duket se Erzeni është dorëzuar në garën për mbijetesën, edhe pse matamatikisht ka shanse të shpëtojë sezonin në tre ndeshjet e mbetura. Ndërkohë Skënderbeu barazon Dinamon me 47 pikë dhe ndajnë vendet 4 dhe 5.

Tirana vetëm në vendin e gjashtë me një ndeshje më pak, atë kundër Partizanit në derbin që luhet të dielën në 19:00 në "Air Albania". Kujtojmë se zyrtarisht Kukësi sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë duke u rrëzuar nga elita.

Superliga, raundi 33:

E shtunë, 27 prill 2024

18:00

Dinamo 0-0 Laçi (Elbasan Arena)

Skënderbeu 1-0 Erzeni

E dielë, 28 prill 2024

15:00 Egnatia - Vllaznia

15:00 Kukësi - Teuta

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares