Skënderbeu 2-0 Korabi

Renditja/ Skënderbeu dhe Dinamo bëjnë detyrën, ndalet Flamurtari! 5 gola në Kategorinë e Parë

15 Prill 2023, 17:19| Përditesimi: 15 Prill 2023, 17:20

  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi javën e 23-të. Në gjashtë ndeshje u shënuan pesë gola, duke pasur 'shterpësi' në sulm. Kryesuesit e Skënderbeut dhe ndjekësit e Dinamos bënë detyrën, teksa Flamurtari u ndal në transfertë.

Skënderbeu fitoi 2-0 me Korabin me dopietën e Temitope, teksa Dinamo fitoi 1-0 me Besën falë golit të Bardhit. 0-0 doli Flamurtari në transfertën e Burrelit. Fitore edhe për Turbinën, që mori tri pikë në Orikum.

Pas javës së 23-të, Skënderbeu kryeson me 45 pikë, një më shumë se Dinamo. Flamurtari i Longos merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Tre javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu dhe Dinamo duket me një këmbë në Superligë.

Kategoria e Parë - java 23:

Besëlidhja 0-1 Luzi

Burreli 0-0 Flamurtari

Dinamo 1-0 Besa

Oriku 0-1 Turbina

Skënderbeu 2-0 Korabi

Tomori 0-0 Apolonia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?