Ekipi Kombëtar i Shqipërisë

Sport

Renditja e re FIFA-s, Shqipëria vijon zbritjen! Kosova ngjitet me 5 vende! Cilat janë 6 vendet e para

12 Gusht 2021, 14:53| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 14:58

  • Share

Një tjetër rënie e Shqipërisë në rënditjen e FIFA-s për kombetaret në futboll.  Kuqezinjtë kanë rënë tri vende dhe tani renditen në vendin e 69. Në ranglistën e majit, Shqipëria renditej në pozitën e 66-të. Shqipëria humbi një ndeshje dhe barazoi një tjetër në qershor, dhe kjo i kushtoi edhe me humbjen e vendeve.

Sa i përket ekipit përfaqësues të Kosovës vijon rritja. 'Dardanët', në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të. Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.

Sa i përket renditjes në dhjetëshen e parë duhet thënë se Belgjika vazhdon të jetë në krye, si më e mira – që ndiqet nga Brazili që e ka zbritur Francën në pozitën e tretë. Ngritja kanë pasur edhe kampionët, Italia dhe Argjentina. Italia aktualisht renditet e pesta, kurse Argjentina e gjashta.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?