Partizani-Egnatia në Superligën shqiptare

Renditja e IFFHS/ Superliga shqiptare fiton 25 pozicione në 2023, Seria A e para në botë

24 Janar, 11:12| Përditesimi: 24 Janar, 11:14

  • Share

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.

Bie në sy se Superliga shqiptare renditet e 41 dhe nga 2022 ka fituar 25 pozicione, ndërsa ky është edhe pozicioni më i mirë në historinë e futbollit shqiptar që jep Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Superliga shqiptare lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan, ndërsa vendin e parë për 2023 e mban Seria A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?