Renditja e FIFA-s për muajin dhjetor, asnjë ndryshim për Shqipërinë dhe Kosovën

10 Dhjetor 2020, 12:07| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:09

  • Share

FIFA ka publikuar sot renditejen e muajit dhjetor për Kombëtaret ku Shqipëria ashtu si pothuajse 99% e përfaqësueseve të tjera është në të njëjtin pozicion si një muaj më parë. Kjo për shkak se nga data 26 nëntor e deri më sot nuk është zhvilluar asnjë ndeshje, me përjashtim të ndonjë rasti sporadik në Afrikë.

Kështu Shqipëria renditet në vendin e 66 me 1360 pikë, 2 më pak se Maqedonia e Veriut e cila renditet e 65 dhe është kualifikuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Ndërkohë Kosova vijon të pozicionohet e 117 me 1155 pikë.

Përsa i përket vendit të parë Belgjika vijon të udhëheqë, ndërsa pas saj vijnë Franca dhe Brazili që plotësojnë podiumin. Më tej nga vendi i katërt deri në të 10 pozicionohen Angli, Portugali, Spanjë, Argjentinë, Uruguaji, Meksikë dhe Itali.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?