Kombëtarja në ndeshjen e fundit me Poloninë

Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja shqiptare humbet dy pozicione, Argjentina dhe Franca lënë pas Brazilin

6 Prill 2023, 11:27| Përditesimi: 6 Prill 2023, 11:34

  • Share

Organi i futbollit botëror, FIFA ka përditësuar edhe renditjen e kombëtareve në bazë të paraqitjeve të fundit. Kombëtarja shqiptare e futbollit humbet dy pozicione nga dhjetori i 2022, teksa tanimë gjendemi të 68 në botë. Duket se paraqitjet zhgënjyese në eliminatoret e fundit dhe nisja "jo" me Poloninë, kanë bërë që "Shqiponjat" ta gjejnë veten poshtë Maqedonisë së Veriut, Katarit apo edhe Xhamaikës. 

Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107. Skuadra e Giresse barazoi në dy ndeshjet e para në kualifikueset e kampionatit europian.

Vendi i parë në renditjen e FIFA-s i takon kampionëve të botës, Argjentinës. Vendi i dytë për Francën, me Brazilin që në katër muaj sheh të zbresë nga froni i futbollit botëror duke u renditur vetëm në vendin e tretë. Mes dhjetë kombëtareve më të forta në botë janë: Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Renditja e Shqipërisë

Dhjetë vendet e para në renditje

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?